Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar për herë të parë se kush janë dy politikanët që ai vlerëson më shumë në politikën shqiptare.
Duke folur në intervistën për “zjarr tv” Basha tha se ai çmon si dy nga njerëzit më të dalluar që mund të quhen “burra shteti”, Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova.
“Burrë shteti është një shprehje liberale. Në Shqipëri ëhstë liberale. Burrë shteti është një njeri që vendos vendin para interesave politike. Unë njoh disa politikanë që e kanë dashur këtë gjë. Por politikani që unë e di që e ka dashur vendin është paraardhësi im në PD, Sali Berisha. Në gjithë hapsirën shqiptare unë do të veçoja këta dy, Sali Berishën dhe Ibrahim Rugovën”,-tha Lulzim Basha.