'Basha është një lolo, komandat i jep Berisha', Balla: Për Sahit Dollapin kam qasje tjetër, ka hesape me drejtësinë

Publikuar tek: politike, më 14:44 15-05-2019 'Basha është një lolo, komandat i jep Berisha', Balla: Për Sahit Dollapin kam qasje tjetër, ka hesape me drejtësinë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se protesta e 11 majit tregoi degradimin e opozitës dhe mungesën e liderit.

I ftuar në studion e News 24 Balla u shpreh i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen. Gjatë fjalës së tij ai e cilësoi Lulzim Bashën si një lolo dhe se kamandat e dhunës i jep Sali Berisha.

Po Balla u ndal edhe tek dhunimi i sekretarit Sahit Dollapi për të cilin tha se kishte një qasje tjetër.

Biseda në studio:   

Lulzim Basha është një lolo, është një kukull, komanda e kësaj dhune është Sali Berisha që nuk heziton të dalë dhe të flasë edhe hapur. Unë jam krenar për Policinë e Shtetit.

Jeni krenar edhe kur policia goditi Sahit Dollapin?

Unë kam një qasje tjetër. Gjeni të gjitha protokollet nga SHBA, Francë, Angli kur një person i cili nga ana e policisë kërkohet të shoqërohet personi ikën me vrap dhe policia nuk vepron sipas këtij protokolli. Ai person pavarësisht përpjekjes për ta heroizuar vetëm 100 minuta më parë kishte goditur forcat e policisë. Personi në fjalë ka hesapet me drejtësinë. Po ju them në asnjë rast një person që largohet nga kontrolli policor ju e dini dhe nuk kam nevojë ta them unë. Ajo që po ndodh sot komuniteti ndërkombëtar, i bashkuar nuk ke sot një institucion qoftë europian qoftë i SHBA deklarata e tyre kanë bërë të qartë. Në emra konkretë që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë përgjegjësinë të bëjnë thirrje politikisht si ta duan që të heqin dorë nga kjo.

Po zoti Rama tha se ka kohë deri në 30 qershor...

Zoti Rama ka thënë edhe atë që unë po konfirmoj këtë. Deri në 30 qershor afati i Kodit Zgjedhor është 45 ditë, në 1 qershor fillon fushata.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010462999343872
array(1) { ["section"]=> string(116) "basha-eshte-nje-lolo-komandat-i-jep-berisha-balla-per-sahit-dollapin-kam-qasje-tjeter-ka-hesape-me-drejtesine-164433" }