‘Basha është njeriu më në hall për momentin’, Mediu: 80% e elektoratit është me ne, -Duka: Për 1 javë ndezim motorët, opozita do e fitojë Durrësin

Publikuar tek: politike, më 22:13 13-01-2021 ‘Basha është njeriu më në hall për momentin’, Mediu: 80% e elektoratit është me ne, -Duka: Për 1 javë ndezim motorët, opozita do e fitojë Durrësin Mediu - Duka

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se gjërat në opozitë nuk mund të jenë kuturu dhe duhen sheshuar të gjitha gjërat e lëna pezull.

Mediu thekson se PR që të hyjë me PD-në në zgjedhje, duhet që të zërë vendin e saj në koalicion, pasi ka vlera.

Shpëtim Nazarko: Basha ka shumë fushata që nuk fiton. Kështu që është i detyruar të luajë në majë të telit. Basha është sot njeriu më në hall për momentin.

Fatmir Mediu: Në Partinë Republikane ka të rinj, njerëz intelektualë, që dëshiron që Shqipëria të përparojë. Partia Republikane nuk është e imja, ka strukturë të organizuar në të gjithë vendin. Brenda opozitës s’mund të jetë kuturu sepse do kishte probleme të shumta më pas. PR ka bërë mandat të tretë për Kukësin në një kohë. Ne historia e 2001-2005 na provoi se bashkuam të djathtën, ndërtuam marrëdhënie me KOP në atë kohë. Nuk ishte qeverisja thjesht e Berishës, por zoti Basha, Bumçi etj kanë ardhur nga kjo marrëdhënie. 80 përqind e elektoratit që është mos-besues sot do votojë opozitën, kjo sipas sondazheve. Kjo sepse njerëzit nuk e duan më aspak Ramën. Njerëzit do zgjedhin mes një të keqeje që po ikën dhe alternativës së shpresës.

Nga ana tjetër kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në emision deklaroi se situata në Durrës për opozitën është favorizuese dhe se nëse hyn e bashkuar, e fiton Durrësin.

“Uroj dhe shpresoj që sa më shopejt të gjendet gjuha er përbashkët me aleat dhe ata që janë brenda PD-së. Për 1 javë ose 10 ditë duhen emrat e njerëzve që janë gati për betejë elektorale. Situata në Durrës për ne është pozitive. Dihet se Durrësi ishte një zonë shumë e përfolur, për vjedhje votash. Nëse për një javë ndizen motorët, në Durrës fiton opozita e bashkuar, PD dhe të gjithë aleatët që janë brenda, edhe LSI-ja”, tha Duka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nard Ndoka: I kam ofruar PD-së disa kandidatë, nuk është fundi edhe nëse Basha nuk pranon bashkëpunimin
Topalli e gatshme të bashkojë mandatet me opozitën, por ka një kusht: Lulzim Basha nuk do të jetë kryeministër »
Article Logic
Execution time: 0.012479066848755
array(1) { ["section"]=> string(144) "basha-eshte-njeriu-me-ne-hall-per-momentin-mediu-80-e-elektoratit-eshte-me-ne-duka-per-1-jave-ndezim-motoret-opozita-do-e-fitoje-durresin-234886" }