Basha flet ashpër pas lirimit të Fran Frrokajt: Unë kam një MESAZH

Publikuar tek: politike, më 15:15 19-03-2018 Basha flet ashpër pas lirimit të Fran Frrokajt: Unë kam një MESAZH Lulzim Basha, kreu i PD

Kreu i PD Lulzim Basha flet për herë të parë pas lirimit të kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj ndaj të cilit u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Basha u tha shqiptarëve se nuk duhet të harrojnë e të kërkojnë llogari për çështjet kapitale në vend, siç i cilësoi ai. Në mesazhin e tij, kreu i PD tha se drejtësia duhet të veprojë e pavarur nga Rama.

“Unë kam një mesazh, mos harroni, mos heshtni, kërkoni llogari për çfarë po bën drejtësia me çështjet kapitale në vend: Ne duam të dimë:

Kur do dalë Saimir Tahiri para drejtësisë si njeriu kyc i trafikut të drogës?

Kur do kapen kokat e policisë, drejtorët në arrati si pjesëmarrës në trafikun e drogës?

Ku do dalë para drjetësisë Vangjush Dako me tenderat dhe koncensionet?

Kur do dalë para drejtësisë Qazim Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit?

Kur do dalin para drejtësisë Habiljat?

Kur do kapet Klement Balili?

Kur do dalë para drejtësisë Damian Gjiknuri, me vjedhjet e votave”, u shpreh Basha ndërsa theksoi se

këto janë çështjet që PD s’mund të lejojë të harrohen “nga skandale të tjera të vogla” siç e cilësoi rastin e Frrokajt e që sipas tij gjithsesi duhet zbardhur e vënë para përgjegjësisë.

“Pa këto s’ka drejtësi por ka farsë, propagandë” u shpreh Basha.

“S’kam marrë përsipër të argumentoj vendimet e gjyqësorit.

Pse nuk është arrestuar Elvis Rroshi, Erion Veliaj po tjetërson pronë me Teatrin Kombëtar. Po tjetërsohet prona në Fier për inceneratorët e Arben Ahmetajt”, shtoi Basha pyetur për vendimin e marrë sot nga gjykata për Frrokajn.

“Ku janë kokat e Xibrakës? Janë të gjithë të lidhur me narko shtetin”, përforcoi në deklaratën e tij nga selia blu kryedemokrati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ruçi shkrin gazit këshilltarin e Donald Trump, zbardhet takimi
Publikimi i listës për infermierët, reagon deputeti i PD: Kam një pyetje për Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.011549949645996
array(1) { ["section"]=> string(72) "basha-flet-ashper-pas-lirimit-te-fran-frrokajt-une-kam-nje-mesazh-113790" }