Basha flet në samitin e PPE, kërkon qeveri antimafia: Shqipëria e mbuluar me drogë, qeveria e kriminalizuar

Publikuar tek: politike, më 17:26 04-12-2017 Basha flet në samitin e PPE, kërkon qeveri antimafia: Shqipëria e mbuluar me drogë, qeveria e kriminalizuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Bruksel, në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane nga ku ka ngritur shqetësimin për lidhjet e krimit me politikën dhe kanabizimin masiv të vendit, sipas opozitës.

Në një deklaratë nga Brukseli, Basha lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama që sipas tij e ka vënë Shqipërinë në një pozicion të pafavorshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Basha tha se zgjidhja është një qeveri antimafia që do luftojë lidhjet e politikës me krimin dhe do bëjë reformën e vërtetë zgjedhore.

Deklarata  e plotë:

“Për fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian sa i përket Shqipërisë. Në veçanti, shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit. Padyshim që episodi Tahiri dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamentar, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur.

Avantazhi i të qënit në këtë takim është se vendet anëtare po ngrejnë probleme që opozita ka 4 vjet që i denoncon, kriminalizimin e politikës, mbulimin e Shqipërisë me drogë, qindra milionë euro të drogës, që po qarkullohën nga grupe kriminale edhe përmes kanaleve të ekonomisë informale, duke i dhënë krimit fuqi ekonomike dhe politike, siç u faktua në zgjedhjet e 25 Qershorit.  PD i ka paralajmëruar këto, i ka bërë të ditura dhe ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian, institucioneve të BE dhe vendeve anëtare.

Disavantazhi është që shumica dërrmuese e vendeve anëtare janë bërë shumë të ndërgjegjshme për këto problem. Kjo mund të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë duke ndëshkuar qytetarët shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilëve nuk kanë lidhje as me kultivimin e drogës, as me trafikun e drogës, por janë ata që ndjejne efektet e para negative, siç janë shtrëngesat e lëvizjes sëë lirë apo edhe kërcënimet në disa raste për kthimin e vizave për shqiptarët, siç është edhe skepticizmi i madh me të cilin po përballen vendet anëtare sa i perket procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Kjo është një gjendje jashtëzakonisht e papëlqyeshme për ne si opozitë. Natyrisht, interesi ynë është interesi kombëtar, interesi i qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk e meritojnë të ndëshkohen, të njollosen, të damkosen per diçka qën në faktn ka qenë një projekt i një grupi të ngushtë pushtetarësh dhe kriminelësh me qëllim pushtetin dhe pasurimin e tyre.

Zgjidhjet politike që opozita ka parashtruar janë, në këndvështrimin tonë, edhe rruga që do të bënte të mundur avancimin e interesave europiane të Shqipërisë. Kjo është zgjidhjja e një qeveriea antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, që do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministria e Arsimit jep njoftimin rëndësishëm: Në këto shkolla rinis mësimi nesër
Berisha: Rama nxin me mungesën e tij, t’i kërkojë falje Violeta Manushit. I përgjigjet Balla »
Article Logic
Execution time: 0.011065006256104
array(1) { ["section"]=> string(111) "basha-flet-ne-samitin-e-ppe-kerkon-qeveri-antimafia-shqiperia-e-mbuluar-me-droge-qeveria-e-kriminalizuar-101947" }