Basha flet pas deklaratave të Ramës: 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, ta largojmë këtë të keqe me 25 prill

Publikuar tek: politike, më 13:02 19-01-2021 Basha flet pas deklaratave të Ramës: 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, ta largojmë këtë të keqe me 25 prill

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat, përpara selisë blu.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Rama tha se Rama ka dështuar gjatë qeverisjes së tij duke rrënuar ekonominë.

Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që me 25 prill, të 'largojnë këtë të keqe'.

"Sapo kam patur një komunikim në zoom, me përfaqësues të PE, ku kam folur për ndihmën e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe që do i japin në të ardhmen. Për shkak të dështimit të Edi Ramës Shqipëria është sot në krizë. Në 8 vite Edi Rama ka marrë nga paratë e shqiptarëve, 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa. Numri i shqiptarëve që kanë humbur vendin e punës është më i larti në rajon, ndihma që i ka dhënë shqiptarëve është më e ulëta në botë. Ky është realiteti dhe nuk mund të fshihet. Lajm i mirë është se ditët e tij të fundit po vijnë.

Tirja e qeverisë që iu ka marrë paratë qeverisë shqiptarëve, ku 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, Ai që paratë e shqiptarëve ua ka dhënë një grushti klientëve të tyre. S'mund të fshihet dhe as të fshehë dështimin e tij. Është koha për ndryshim. Për ta larguar këtë kryeministër shkaktar të kësaj krize. 

Po lajmi i mirë është se kjo qeveri i ka ditët e numëruara. Ne kemi një plan konkret, së bashku me shqiptarët me 25 prill do të largojmë të keqen.

Ne do të bëjmë të mundur që Shqipëria shumë shpejt të rimëkëmbet nga ekonomia.

Mesazhi që kam sot për shqiptarët është se çdokush e di që Edi Rama ka dështuar, por e nesërmja do të sjellë një ndryshim për të gjithë shqiptarët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lulzim Basha i besoi Qarkun e Korçës, Spaho flet krah Salianjit: Do dalim forcë e parë, nesër në qeveri do jetë PD dhe aleatët
Zërat për përplasje me Ilir Metën dhe Kryemadhin, flet për herë të parë Silva Caka: S’mund të shkatërrojë Shqipërinë, do largohem nga LSI... »
Article Logic
Execution time: 0.012356996536255
array(1) { ["section"]=> string(120) "basha-flet-pas-deklaratave-te-rames-97-e-shqiptareve-paguajne-me-shume-taksa-ta-largojme-kete-te-keqe-me-25-prill-235576" }