Basha flet pas takimit me Hotin: Kam besim se do t’ja dalë mbanë në misionin e ri pavarësisht sfidave

Publikuar tek: politike, më 16:19 03-07-2020 Basha flet pas takimit me Hotin: Kam besim se do t’ja dalë mbanë në misionin e ri pavarësisht sfidave Hoti dhe Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës së tij të parë në detyrë në vendin tonë.

Basha i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re Hotit dhe ka theksuar se ka besim që ai do t’ja dalë mbalë me të gjitha sfidat që ka përpara.

“I uroj punë të mbarë në misionin e tij në drejtim të Kosovës. Sot kemi biseduar për një numër çështejsh të rëndësishme. E kam përshëndetur për ngritjen e Këshillit të ekspertëve për të ndërtuar një bazë solide...

PD ka mbështetur dhe mbështet objektivat e vendosura nga autoritetet e republikës së Kososës. Së dyti dëgjova me interes nga Hoti i cili vjen me kredenciale dhe me bacground në fushën e ekonomisë. Dëgjova mbi planin e ekonimosë dhe punësimit në Kosovë.

Dua të shpreh nën besimin tim se në drejtimin e Hotit Kosova do të dijë tja dalë mbanë ka gjithë përvojën mençurinë dhe kurajon për të ecur përpara pavarësisht sfidave. Është një shtet i fortë demokrat sovran dhe i pavarur. Së fundmi dua të theksoj edhe njëherë se në këtë 30 vjetor të deklaratës kushtetuese për mua personalisht është një kënaqësi e madhe si bashkëoshatar i Hotit, të shosh që Kosova është e pavarur ka në drejtim politikanë të zotë që janë rritur me idealet e lëvizjes për pavarësi, janë skalitur me sfidat e luftës çlirimtare”, tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018813848495483
array(1) { ["section"]=> string(107) "basha-flet-pas-takimit-me-hotin-kam-besim-se-do-t-ja-dale-mbane-ne-misionin-e-ri-pavaresisht-sfidave-212718" }