Basha flet pas takimit me Yuri Kim: Do bëjmë gjithçka që reforma zgjedhore të përfundojë brenda 31 majit, shqiptarët të votojnë të lirë pa presion nga bandat kriminale

Publikuar tek: politike, më 16:00 26-05-2020 Basha flet pas takimit me Yuri Kim: Do bëjmë gjithçka që reforma zgjedhore të përfundojë brenda 31 majit, shqiptarët të votojnë të lirë pa presion nga bandat kriminale

Ka përfunduar pas rreth një ore takimi mes ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Duke shprehur falenderimin e madh për mbështetjen e ambasadores Kim në reformën zgjedhore, Basha tha nga selia blu se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka që kjo reformë të mbyllet brenda 31 majit.

Kreu i PD-së shprehu vullnetin e plotë për të bërë të mundur që shqiptarët t'u drejtohen kutive të votimit të lirë e të pavarur nga bandat krimane që bëjnë presione e blejnë vota.

"Dua ta falenderoj ambasadoren Yuri Kim për mbështetjen që po jep në reformës zgjedhore. Organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është prioriteti absolut i Partisë Demokratike, i opozitës së bashkuar dhe gjitha shqiptarëve. Duam të bëjmë gjthçka për shqiptarët që t'i drejtohen një orë e më parë të lirë kutive të votimit, të pa ndikuar nga shitblerja e votës, paratë e korrupsionit dhe bandat kriminale. Do bëjmë gjththçka që brenda 31 majit, një afat që ne ja kemi vendosur kësaj maxhorance, reforma zgjedhore të ketë përfunduar. Të bëhet gjiithçka të garantojmë vullnetin politik për të zbatuar ligjin, në mënyrë që kjom krizë e thellë kushtetuese dhe institucionale të marrë fund. Shqipëria duhet të ecë përpara dhe t'i hapet rrugë anëtarësimit në BE, që është dhe mbetet një nga zotimet kryesore dhe ekzistenciale të Partisë Demokratike që nga dita e parë", tha Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093770027160645
array(1) { ["section"]=> string(172) "basha-flet-pas-takimit-me-yuri-kim-do-bejme-gjithcka-qe-reforma-zgjedhore-te-perfundoje-brenda-31-majit-shqiptaret-te-votojne-te-lire-pa-presion-nga-bandat-kriminale-207888" }