Basha flet për herë të parë për vendimin e Strasburgut: Disa kanë ngel pa shtëpi, disa si vjehrri im…

Publikuar tek: politike, më 22:19 15-01-2018 Basha flet për herë të parë për vendimin e Strasburgut: Disa kanë ngel pa shtëpi, disa si vjehrri im…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë lidhur me çështjen vendimit të Gjykatës së Strasburgut për shembjen e kompleksit “Jon” në Vlorë.

Një nga aksionerët e atij kompleksi ishte dhe vjehrri i kryedemokratit Basha, i cili do të përfitojë nga shuma prej 15 milion euro.

Duke folur në një intervistë në “Zjarr Tv”, Basha u shpreh se vendimi i Strasburgut është një goditje për një akt arbitrar të Ramës.

Më tej Lulzim Basha u shpreh se vjehrri i tij ka qenë aksionerë në atë ndërtesë, ndërsa pronarë të tjerë e kanë pasur shtëpinë e vetme pronën atje.

“Strasburgu është një vendim që dënon një akt arbitrar të Ramës. Ai është një vendim që dëmshpërblen qytetarët, ku njëri prej tyre ishte dhe vjehrri im. Për ata që nuk e mbajnë mend, kur u vendos të shembej, Gjykata vendosi që mos të prishej. Por Rama nuk e dëgjoi dhe ndërtesa u shëmb. Kur Gjykata e Lartë nuk veproi ata u drejtuan në Strasburg. Intersant është fakti që Rama pasi e kreu aktin e ligjshëm nuk pagoi as vendimin për shpërblim, bëri një kompensim sa për sy e faqe. Disa e kanë pasur shtëpi të parë, disa kanë qenë aksionerë si vjehrri im. Përdorimi i ushtarëve të Ramës në sistemin e drejtësisë, ishte dhe një nga arsyet e vendimit të Gjykatës së Strasburgut”,- tha Lulzim Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011704921722412
array(1) { ["section"]=> string(105) "basha-flet-per-here-te-pare-per-vendimin-e-strasburgut-disa-kane-ngel-pa-shtepi-disa-si-vjehrri-im-106681" }