Basha futet 'live' nga selia blu, ka një thirrje për shqiptarët

Publikuar tek: aktualitet, më 12:52 24-05-2019 Basha futet 'live' nga selia blu, ka një thirrje për shqiptarët

Kreu i PD, Lulzim Basha nëpërmjet një video live nga selia blu i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve për të votuar partitë simotra të Partisë Popullore Europiane.

Basha në emër të PD-së u ka bërë thirrje që shqiptarët të votojnë partitë simotra në Europë.

'Zgjedhjet për parlamentin Europian janë një betejë për ta mbajtur Europën të fortë, të bashkuar për të siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kërkesa ime ndaj jush është t'i drejtoheni kutive të votomit dhe të zgjdhini Partinë Popullore Europiane.

Të zgjidhni partitë simotra të partisë Popullore Europiane, partisë që ka udhëhequr Europën, votoni dhe në këtë mënyrë keni votuar për të përmirësuar pozitat tuaja si shtetas në vendet anëtare të BE, për një parti të vizionit Europian, të një Europë të plotë', u shpreh Basha.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027197122573853
array(1) { ["section"]=> string(67) "basha-futet-live-nga-selia-blu-ka-nje-thirrje-per-shqiptaret-165543" }