Basha i bën kërkesën e ÇUDITSHME Ramës? SMS te gazetarja, kryeministri HABITET: Je e sigurtë që është ai? Mos ka shtypur tastierën pa dashje (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:30 19-03-2020 Basha i bën kërkesën e ÇUDITSHME Ramës? SMS te gazetarja, kryeministri HABITET: Je e sigurtë që është ai? Mos ka shtypur tastierën pa dashje (E PLOTË) Foto ilustruese, montazh

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë një kërkesë të çuditshme kryeministrit Edi Rama, sipas gazetares Eni Vasili, gjatë një interviste të kreut të qeverisë në një emision televiziv.

Basha i ka dërguar mesazh moderatores Eni Vasili, duke i kërkuar ta pyesë kryeministrin Edi Rama nëse është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe drejtimin e qeverisë ta marrë Basha.

Rama ka shprehur mosbesimin se nuk është Basha ai që e dërgon këtë mesazh.

(Kryedemokrati Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh moderatores Eni Vasili duke thënë se nuk është ai që ka nisur mesazhin e parë, dhe ka kërkuar të sqarohet çështja se kush e ka dërguar mesazhin).

Ja dialogu në emision:

Eni Vasili: Më shkruan zoti Basha, pyete zotin Rama, a është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të ma kalojë mua drejtimin e qeverisë?

Edi Rama: Ja urdhëro, urdhëro. Po je e sigurtë që është ai personalisht?

Eni Vasili: Po bazuar në komunikimet e mëparshme, ai është…

Edi Rama: Nuk duhet t’ja vëmë re se mesa duket është në gjumë dhe e shtyp tastierën duke parë ëndërra. Si mund ta bëjë këtë pyetje

Edi Rama: Unë them që dikush i ka marrë telefonin se s’ka mundësi. Është e pamundur. Ai është në autobuz

Eni Vasili: Një sekondë, më duhet ta them edhe këtë. Basha më shkruan: “Eni Sapo më informuan, nuk kam çuar asnjë mesazh dhe emisionin nuk e ndiqja. Herë tjetër kontrollo zyrat e propagandës se është bërë shkelje.”

Eni Vasili: Edhe njëherë nuk e di se si ka ardhur ajo SMS.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010004043579102
array(1) { ["section"]=> string(151) "basha-i-ben-kerkesen-e-cuditshme-rames-sms-te-gazetarja-kryeministri-habitet-je-e-sigurte-qe-eshte-ai-mos-ka-shtypur-tastieren-pa-dashje-e-plote-199188" }