Basha i 'fiksuar' me OLIGARKËT, akuza Ramës: Jep ato 150 milion dollarët, banorët i ke jashtë dhe ti do të mbulosh krimin e 26 nëntorit

Publikuar tek: politike, më 14:43 13-12-2019 Basha i 'fiksuar' me OLIGARKËT, akuza Ramës: Jep ato 150 milion dollarët, banorët i ke jashtë dhe ti do të mbulosh krimin e 26 nëntorit Basha me banorët në fshatrat e Durrësit

Lideri i opozitës, Lulzim Basha vijon inspektimet në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe teksa ka ndalur në fshatrat e Durrësit, ka akuzuar qeverinë se nuk po bën asgjë për banorët e këtyre zonave dhe është angazhuar tek propaganda, për të mbuluar neglizhencën kriminale që mori 51 jetë njerëzish.

Sipas Bashës, qeveria duhet të tranferojë ato 150 milion dollarët e oligarkëve, për banorët e prekur.

Nga ana tjetër, ai i bën thirrjë familjeve të dëmtuara të mos hyjnë në banesa, sepse po rrezikojnë seriozisht jetën.

'Dy javë e gjysëm nga tërmeti i 26 nëntorit, ende qytetarët në fshatrat e Durrësit dhe kudo në zonën e goditur, nuk kanë asnjë qartësi se çdo të bëhet me ta. E gjithë vëmendja e qeverisë është tek propaganda për të mbuluar dështimin neglizhencën kriminale që mori 51 jetë njerëzish.

Situata është e rrezikshme për shumë familje të cilat, në pamundësi të një strehe, po rikthehen në shtëpitë e tyre që nga verifikimet e para janë konsideruar të pabanueshme, duke rrezikuar jetën e këtyre familjeve.

Nga shteti nuk është kujtuar askush tu çojë një çadër, apo ushqimet më minimale, duke i detyruar të flenë jashtë apo ne rastin më të mirë te miq a të afërm. Ky dështim po na shtyn drejt një krize humanitare.

Thirrja ime për qytetarët është të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre duke u kthyer në shtëpitë e dëmtuara. Kjo duhet të bëhet vetëm dhe vetëm pasi me përgjegjësi të plotë ligjore dhe penale, ekspertët e autorizuar zyrtarisht nga qeveria, çertifikojnë me shkrim dhe zyrtarisht se banesa është e sigurtë.

Në vend të vërtitjes si korbi nëpër gërmadha, duhet urgjent te alokohen fonde për strehimin dhe ushqimin e çdo fëmije, çdo prindi, çdo nëne dhe babai, çdo pensionisti në nevojë.

Të akordohen MENJËHERË për qytetarët e goditur nga tërmeti, 150 milion dollarët që Ministri i Inceneratorëve dhe Rrugës së Florinjtë, prapë jua la oligarkëve me buxhetin që sapo miratuan fshehtas 1 orë më parë.

Si mund të lihen qytetarët në mëshirën e fatit, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë në xhepat e 10 oligarkeve dhe qeveritarëve të lidhur me ta!!!'

Nuk ka dështim dhe paaftësi më të kobshme për një qeveri, që 17 ditë pas tërmetit nuk e di ende sa qytetarë ka të pastrehë, pa ushqim, pa asnjë ndihmë, sa banesa ka të dëmtuara dhe jashtë funksioni. Kjo neglizhencë dhe ky dështim kushtojnë jetë!', shkruan Basha në 'Facebook'.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020867109298706
array(1) { ["section"]=> string(137) "basha-i-fiksuar-me-oligarket-akuza-rames-jep-ato-150-milion-dollaret-banoret-i-ke-jashte-dhe-ti-do-te-mbulosh-krimin-e-26-nentorit-189313" }