Basha i gatshëm të dëshmojë te prokurorët belgë çfarë di për “Toyota Yaris”

Publikuar tek: politike, më 16:23 23-07-2019 Basha i gatshëm të dëshmojë te prokurorët belgë çfarë di për “Toyota Yaris” Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorët belgë që kanë mbërritur sot në Shqipëri për të hetuar mbi trafikimin e 3.4 milionë eurove të padeklaruara, që u kapën gjatë hyrjes në portin e Durrësit rreth një vit më parë.

Burime nga PD shprehen se Lulzim Basha, ka shprehur gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro.

Kujtojmë se Basha ishte i pari që njoftoi për trafikimin e 3.4 milion euro nga foltorja e Parlamentit ndërsa lajmi nuk ishte bërë ende publik. Kreu i PD-së akuzoi numrin dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla se kishte lidhje me rrjetin që tentoi të fusë paratë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02479100227356
array(1) { ["section"]=> string(80) "basha-i-gatshem-te-deshmoje-te-prokuroret-belge-cfare-di-per-toyota-yaris-173094" }