Basha i nxori videon, reagon Vangjush Dako: O toçi Saliut shihemi në gjyq

Publikuar tek: barometri, më 09:05 28-10-2018 Basha i nxori videon, reagon Vangjush Dako: O toçi Saliut shihemi në gjyq

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video nëpërmjet së cilës akuzon Vangjush Dakon se u ka dhënë leje Avdylajve(grupi i Shijakut) në kundërshtim me ligjin për ndërtimin e restorant “Pista” në Durrës.

 

Por pak momente me parë ka reaguar dhe Kryetari i Durrësit Vangjush Dako, i cili e ka cilësuar si shpifje videon e Bashës, ndërsa e ka lajmëruar se të hënën do të depozitojë padi për shpifje ndaj tij.

“O Lulzim o toçi i Saliut! Shpifja jote me video sot do shkojë në gjyq dhe për këtë ti do tundësh lekët nga thesi që kunati e mban dhe ti e mbush! Unë s'kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif! Kurse ti i ke dhënë leje vetes tënde për shtesë kati mbi pallat në kundërshtim me çdo ligj. Je shumë peshk o toç dhe je peshk rezervati që mirë nuk hahesh po po qelb dynjanë. Të hënën depozitoj padinë për shpifjen tënde të re. Toç”, ka shkruar Dako.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19303607940674
array(1) { ["section"]=> string(78) "basha-i-nxori-videon-reagon-vangjush-dako-o-toci-saliut-shihemi-ne-gjyq-139356" }