Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Ky është i vetmi kusht i panegociueshëm për të hyrë në zgjedhje

Publikuar tek: politike, më 18:55 18-04-2019 Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Ky është i vetmi kusht i panegociueshëm për të hyrë në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me çështjet e nxehta politike në vend.

Basha, duke mos ndryshuar qëndrim, u shpreh se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore vetëm kur të plotësohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por kryedemokrati shtoi se largimi i kryeministrit Edi Rama është kusht i panegociueshëm për t’i hapur rrugë dialogut mes opozitës dhe qeverisë.

I pyetur nëse do të ushtrohet dhunë për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit, Basha nuk pranoi të komentojë.

“Sot çdo shqiptar e ka kuptuar që kjo qeveri ka rënë moralisht, penalisht dhe ndërkombëtarisht. Kryeministri më i paaftë, më i korruptuar i Ballkanit, çdo kush e ka kuptuar që me të nuk vazhdohet më. Kushti i parë është largimi i tij. Gjatë ditëve dhe javëve në vijim, ne do të shpalosim propozimet tona për qeverinë tranzitore.

Do të kemi kohë të diskutojmë hap pas hapi të gjitha detajet. Pa largimin e Edi Ramës nuk ka dialog. Një organizatë kriminale ka zaptuar sot drejtësinë, kupolën e shtetit dhe një nga partitë, PS-në. Parakusht i parakushteve për dialog është largimi i Edi Ramës”, deklaroi Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025328874588013
array(1) { ["section"]=> string(105) "basha-i-pergjigjet-fteses-se-rames-ky-eshte-i-vetmi-kusht-i-panegociueshem-per-te-hyre-ne-zgjedhje-160955" }