Basha i përmend me emra: Këta janë 5 kandidatët e Ramës që duhet të ishin para drejtësisë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:01 23-05-2019 Basha i përmend me emra: Këta janë 5 kandidatët e Ramës që duhet të ishin para drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka kursyer akuzat ndaj disa prej kandidatëve socialistë që garojnë për kryebashkiakë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Duke i përmendur me emra, Basha tha se ata duhet të ishin para drejtësisë për shitblerje votash. Sipas Bashës ata janë; Valbona Sako, Dionis Ymeri, Pjerin Ndreu, Reme Lala. Ndërsa për Artur Bushin, kryebashkiakun e Krujës dhe atë të Tepelenës, Basha tha se janë të inkriminuar.

“Sot jemi më afër se kurrë, fitores së betejës tonë për një Shqipëri të lirë. Edi Rama nuk ka asnjë shans të detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral. Vetëm 5 kandidatë janë të pandehur për shitblerjen e votave, Valbona Sako, Dionis Ymeraj, Pjerin Ndreu, Reme Lala. Kemi edhe kandidatin e Shijakut i cili duhet të ishte sot para drejtësisë me bandën e Avdylajve. Edi Rama do kandidojë sërish krimin me Artur Bushin në Krujë dhe Tërmet Peçin në Tepelenë”, deklaroi Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.058968067169189
array(1) { ["section"]=> string(95) "basha-i-permend-me-emra-keta-jane-5-kandidatet-e-rames-qe-duhet-te-ishin-para-drejtesise-165461" }