Basha i rrethuar nga studente dhe me kafe në dorë: Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë

Publikuar tek: politike, më 18:18 21-02-2020 Basha i rrethuar nga studente dhe me kafe në dorë: Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë Lulzim Basha me studente

Lulzim Basha po vijon fushatën e tij, në kuadër të nismës ‘po të dëgjoj’, ku shpeshherë e kemi parë të takojë të rinj e të moshuar.

Së fundmi, kreu demokrat është përqendruar edhe në rrjetin social ‘Instagram’, ku target-grupi i synuar janë të rinjtë e të rejat.

Me anë të një postimi në 'Facebook', Basha shihet ulur dhe i qeshur në bordurën e Universitetit Politeknik të Tiranës, me kafe në dorë i rrethuar nga disa studente.

"Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë", shkruan Basha.

Postimi i plotë i Bashës

Ne do të punojmë parreshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta.
Sot në mëngjes me disa nga të rinjtë që një javë më parë ju përgjigjën pyetjes time në Instagram se "ç'vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit".
Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë.
#PotëDëgjoj

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068800449371338
array(1) { ["section"]=> string(102) "basha-i-rrethuar-nga-studente-dhe-me-kafe-ne-dore-frymezim-ta-nisesh-diten-me-te-rinj-energjike-195990" }