Basha i shpjegon të rinjve vlonjatë “pse do jetë kryeministër i mirë”: Është vështirë të flasësh për veten...

Publikuar tek: politike, më 18:14 07-11-2019 Basha i shpjegon të rinjve vlonjatë “pse do jetë kryeministër i mirë”: Është vështirë të flasësh për veten... Lulzim Basha në takim me një grup të rinjsh në Vlorë

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka thënë një grupi të rinjve nga Vlora se do të jetë një kryeministër ndryshe, pasi sipas tij, nuk ka lidhje me kriminelë dhe oligarkë.

Një i ri e pyeti Bashën se cilat janë disa nga arsyet që do e bëjnë atë “të jetë një kryeministër i mirë”, ndërsa kreu i PD-së tha se jo vetëm që nuk ka lidhje me “oligarkët” por do ta çmontojë atë.

“Çfarë kam unë ndryshe? Është e vështirë të flasësh për veten, por e kam për detyrë ta shpjegoj, përderisa e kërkoj këtë përgjegjësi. E kam për detyrë t’ju them se ndryshe nga ky që qeveris sot, unë nuk kam lidhje me asnjë kriminel dhe nuk jam mbështetur kurrë tek kriminelët për pushtetin tim apo të partisë sime.

Përkundrazi! Ne kemi bërë një betejë 6 vjeçare kundër krimit dhe kemi fituar disa segmente të kësaj beteje, si ç është për shembull ligji për dekriminalizimin, që ka nxjerrë shumë pushtetarë nga parlamenti, nga bashkitë. I fundit ishte ky i Vorës.

Unë nuk kam asnjë lidhje me oligarkinë.  Përkundrazi! Unë dhe partia ime kemi një plan për ta  çarmatosur oligarkinë nga instrumentat me të cilat kap shtetin dhe pushtetin dhe, pastaj, vjedh dhe grabit pasuritë e shqiptarëve, siç kemi edhe hstë një plan për t’u marrë  çdo qindarkë që i kanë marrë nga taksat tuaja dhe për t’jua rikthyer ju”, tha Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055124998092651
array(1) { ["section"]=> string(110) "basha-i-shpjegon-te-rinjve-vlonjate-pse-do-jete-kryeminister-i-mire-eshte-veshtire-te-flasesh-per-veten-185059" }