Basha i shqetësuar nga Kombinati: Familjet shqiptare jetojnë në varfëri, Rama bredh me charter luksoz në Evropë

Publikuar tek: politike, më 10:31 01-06-2020 Basha i shqetësuar nga Kombinati: Familjet shqiptare jetojnë në varfëri, Rama bredh me charter luksoz në Evropë Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha pak para se të fillojë takimet me bizneset e vogla në Kombinat ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar ekonomike në vend për të cilën bën shkaktar kryeministrin Edi Rama.

Basha akuzon Ramën se në këtë periudhë të vështirë ekonomike bredh me charter luksoz në Evropë, sipas tij duke shpenzuar qindra mijëra euro nëpër Paris.

“Në qytete të tjera bizneset po mbyllen po falimentojnë ku njerëzit nuk janë në gjendje të blejnë as nevojën minimale të kosnumit të tyre. Listat janë shtuar është shtuar numri i njerëzve që nuk kanë mundësi të paguajnë as për nevojat minimale të ditës. Varfëria është kudo. Edhe në kohë të pandemisë.

Kjo është situata e tmerrshme ekonomike, ndërsa Edi Rama bredh me charter lukson në Ervropë, shpenzon qindra mijëra euro nëpër Paris, lekë që do të jepnin ndihmë jetike për qindra familje që sot skanë mundësi të blejnë mallrat bazë për familjet. Raporti i fundit e Bankës Botërore thotë se 1 në 2 familje shqiptare jeton në varfëri.

Situata e tmerrshem eknoomie ka 1 përgjegjës, njeriun që ka vënë përpara xhepat e tij, pushtetin e tij dhe pasurimin e një grupi oligarkësh me të cilët mban pushtetin. Jam këtu për të thënë se ne kemi një plan. Paratë tuaja i ka bërë rrush e kumbulla, me udhëtime me chartera luksozë në Evropë”, tha Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009443998336792
array(1) { ["section"]=> string(116) "basha-i-shqetesuar-nga-kombinati-familjet-shqiptare-jetojne-ne-varferi-rama-bredh-me-charter-luksoz-ne-evrope-208594" }