Basha i vendosur: Nuk do të pranojmë zgjedhje false, koha për largimin e Ramës

Publikuar tek: politike, më 19:41 26-05-2019 Basha i vendosur: Nuk do të pranojmë zgjedhje false, koha për largimin e Ramës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar protestën e mbrëmshme të opozitës, cila zgjati rreth dy orë.

Përmes një video të publikuar në 'Facebook' ku shfaqen protestuesit me drita, Basha shprehet i vendosur se shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura.

Sipas Bashës, tani është koha për zgjidhjen politike dhe  largimin e Edi Ramës.

'Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! 
Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim. 
Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme', shkruan Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027146816253662
array(1) { ["section"]=> string(83) "basha-i-vendosur-nuk-do-te-pranojme-zgjedhje-false-koha-per-largimin-e-rames-165788" }