Basha jep alarmin: Ndodhemi në emergjencë kombëtare, reagon edhe për marrëveshjen e ‘fshehur’ të detit

Publikuar tek: politike, më 14:41 28-02-2018 Basha jep alarmin: Ndodhemi në emergjencë kombëtare, reagon edhe për marrëveshjen e ‘fshehur’ të detit

Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi mesditën e sotme një bashkëpbisedim me gazetarët për çështjet e aktualitetit.

Fjalën e tij e nisi me situatën aktuale të ekonomisë, duke e lidhur me sekuestrimin e një prej sasive rekord të kokainës në portin e Durrës natën e mbrëmshme.

Sipas Bashës, ekonomia e vendit është në emergjencë kombëtare pasi ndërlidhen paratë e krimit dhe të drogës.

“Jemi para një katastrofe që nëse nuk e shmangim do të ketë pasoja kombëtare. Rreziku është krimininalizimi dhe kapja e ekonomisë nga paratë e drogës. Rasti më i fundit është droga e kapur në portin e Durrësit, 613 kg kokainë falë agjensive të huaja, pasi tre ditë më parë prokurori italian tha se mafia ka lidhje me politikën. Droga kishteb vlerën e 180 mln eurove.

 Po ashtu, shqetësuese është edhe bumti i ndërtimeve. Kush i ka financuar, nga cfarë, rritet me 200% leja e ndërtimeve, 260% rritja e vlerës monetare.

Me cfarë financohen kullat, bashkia e Tiranës është kthyer në lavatrice e parave të pista dhe kjo ilustrohet nga bumi i ndërtimeve në Tiranë.

Kemi nevojë për transformim të thellë ekonomik, vjen me luftën ndaj monopoleve, kemi nevojë për masa të forta ligjore dhe zbatimin e tyre, integrimin e ekonomisë, sot i shkëputur nga rajoni, ekonomia ka mbetur vend numëro dhe thithjes së investimeve të huaja”, tha Basha.

Më pas, Basha u pyet nga gazetarët edhe për marrëveshjen e detit me Greqinë, se përse për këtë temë reagon vetëm ish-kryeministri Sali Berisha nga rradhët e PD. Sipas kryedemokratit ekziston një marrëveshje e Greqisë me Shqipërinë, ndonëse Bushati e mohon. 

“Kjo tregon se PD nuk hesht Sot kemi thirrur në komisionin e Jashtëm ministrin Ditmir Bushatin, është një nga aktet tona, ndërsa Brisha ka qenë dhe është i PD. Partia Demokratike ka në ballë të përpjekjes transparencën.

Ajo që ne duam janë marrëdhëniet e mira fqinjësore me Greqinë dhe jemi kundër cdo pazari në kurriz të interesave kombëtare.

Të vetmet informacione i kemi marrë nga palat grek. Sot mohojnë se kanë negociuar, po të shikoni nga arkivat, negociatat kanë kulmuar në Kretë e kanë vijuar në Korcë në shkelje të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Basha. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013681173324585
array(1) { ["section"]=> string(105) "basha-jep-alarmin-ndodhemi-ne-emergjence-kombetare-reagon-edhe-per-marreveshjen-e-fshehur-te-detit-111759" }