Basha jep premtimin: Do japim zgjidhje përfundimtare sipas standardeve europiane për pronarët

Publikuar tek: aktualitet, më 17:10 02-06-2020 Basha jep premtimin: Do japim zgjidhje përfundimtare sipas standardeve europiane për pronarët

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shoqatat e pronarëve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai ka treguar se kanë ndarë shqetësimin për qëndrimin dhe lobimin negativ të qeverisë Rama për çështjen e pronave.

Sipas Bashës, i gjithë korpusi ligjor dhe veprimet e qeverisë Rama, kanë qenë kundër pronës private dhe në shërbim të planeve korruptive të biznesmenëve të lidhur me të, pjesë e të cilit është edhe ligji i investimeve strategjike në vitin 2015.

Basha thotë se u dakordësuan për të hartuar një projekt të qartë dhe gjithashtu piketat kyçe të një projektligji që do të zëvendësojë korpusin kriminal të projektligjeve në lidhje me pronën, të miratuar nga qeveritë Rama.

Postimi i plotë:

Gjatë takimit me përfaqësues nga shoqata e pronarëve, ndamë shqetësimin për qëndrimin dhe lobimin negativ të qeverisë Rama për çështjen e pronave.

I gjithë korpusi ligjor dhe veprimet e qeverisë Rama, kanë qenë kundër pronës private dhe në shërbim të planeve korruptive të biznesmenëve të lidhur me të, pjesë e të cilit është edhe ligji i investimeve strategjike në vitin 2015. Sikundër dhe ligji i ri i pronave i cili e trajton pronën private të individit si një mall në shportën e oligarkëve pa pasur respekt për shenjtërinë e pronës dhe zotëruesit e saj.

Duke pranuar përgjegjësitë e PD në të shkuarën për këtë çështje, i sigurova përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve se qeveria e ardhshme do të mundësojë një zgjidhje përfundimtare sipas standarteve europiane për pronarët, gjithmonë në konsultim me ta.

Së bashku me ta u dakordësuam për të hartuar një projekt të qartë dhe gjithashtu piketat kyçe të një projektligji që do të zëvendësojë korpusin kriminal të projektligjeve në lidhje me pronën, të miratuar nga qeveritë Rama.

Nën koordinimin e zonjës Ledina Mandia, ne do të ndihmojmë dhe do të ideojmë së bashku me shoqatën e pronarëve një korpus ligjor që do të përpiqet të japë zgjidhjen e duhur për pronën në Shqipëri. Qeveria Rama nuk ka interes raportin e drejtësisë dhe të së drejtës së tyre. Përkundrazi, ajo ka interes vetëm një grusht individësh që përfitojnë në kurrizin e pronarëve.

83619040_3210820942302398_1126535948549488640_o.jpg101890216_3210820478969111_4272877385843474432_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099670886993408
array(1) { ["section"]=> string(99) "basha-jep-premtimin-do-japim-zgjidhje-perfundimtare-sipas-standardeve-europiane-per-pronaret-208811" }