Basha jep tjetër SINJAL për hyrjen në zgjedhjet lokale, prezanton SISTEMIN e ri të përzgjedhjes së kandidatëve të PD

Publikuar tek: politike, më 17:36 05-04-2019 Basha jep tjetër SINJAL për hyrjen në zgjedhjet lokale, prezanton SISTEMIN e ri të përzgjedhjes së kandidatëve të PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dhënë një tjetër sinjal që opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Gjatë një takimi me studentët e Universitetit të Politeknikut, Basha prezantoi sitemin e ri të përzgjedhjes së kandidatëve të PD, teksa tha se do të ndjekë praktikat europiane.

Pjesë nga fjalimi i Bashës:

Ne po adoptojmë një model europian brënda partisë tonë. Unë jam i vendosur ta modernizoj dhe ta demokratizoj Partinë Demokratike, dhe për këtë kam mbështetjen e botës perëndimore. Të partisë Konservatore në Angli, CDU-së Gjermane, Partisë Republikane Amerikane. Sistemi që ne do të adoptojmë është një sistem që e hap PD-në, e hap ndaj çdokujt që ndan vlerat tona, vizionin tonë për shoqërinë, për lirinë e individit, mundësitë, konkurencës dhe ju jep mundësinë përmes garës të kontribuojnë nëqoftëse duan të marrin përgjegjësi publike. Që të ndryshojë politika, në rradhë të parë duhet të ndryshojnë faktorët e politikës, që janë partitë politike. Nëse brenda partive politike, gjithë vendimarrja është në dorën e një njeriu, në rastin konkret të kryetarit të partisë që bën listën e kandidatëve për deputetë, ashtu do të jetë nesër dhe shteti, në dorën e një njeriu. Ne do ti japim fund kësaj praktike. Unë ju jap fjalën se jam i vendosur ti jap fund kësaj praktike, duke nisur brenda Partisë Demokratike sot, dhe nesër në qeverisje.

Si do ti japim fund?

Në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve ne do të ndjekim praktikat europiane. Do të mundësojmë se çdokush që ka interest ë përfaqësojë politikisht qytetarët, komunitetin, në çdo lloj niveli, të kenë mundësinë të garojnë. Natyrisht do ta bëjmë këtë duke i pamundësuar garimin njerëzve me rekorde kriminale, apo njerëzve që vijnë aty me para për të shumëfishuar paratë e tyre, jo për t’i shërbyer qytetarëve apo njerëzve që nuk ndajnë vlerat tona. Britanikët do të na ndihmojnë dhe po na ndihmojnë që ne të ndërtojmë tashmë një mënyrë të zbatimit të këtyre rregullave. Nesër do të shikoni vetë, kur PD do të votojë online formularët e aplikimit pë rata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhëhsme në emër të Partisë Demokratike e cila do të jetë e hapur për të gjithë. Dhe do të jetë merita ajo që do të përcaktojë se kush do të jetë ai/ajo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe përmes një vleresimi transparent, mundësinë për të përfaqësuar nesër PD-në në një Parlament të çliruar nga krimi dhe me një qeverisje të çliruar nga krimi dhe kriminelët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha takon studentët e Politeknikut: Stazh për 10 mijë studentë në vit, njësoj si në Gjermani
Petrit Vasili sulmon ashpër ndërkombëtarët: Keni bërë hapa pas, shkoni në dreka e darka ilegale... »
Article Logic
Execution time: 0.012701034545898
array(1) { ["section"]=> string(122) "basha-jep-tjeter-sinjal-per-hyrjen-ne-zgjedhjet-lokale-prezanton-sistemin-e-ri-te-perzgjedhjes-se-kandidateve-te-pd-159323" }