Basha kap në befasi kritikët, mbledh papritur Këshillin Kombëtar

Publikuar tek: barometri, më 07:45 14-04-2018 Basha kap në befasi kritikët, mbledh papritur Këshillin Kombëtar

Kreu i PD Lulzim Basha i ka kapur të "papërgatitur" kritikët e tij të cilët vazhdimisht i kanë kërkuar të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Dhe ja ku vjen lajmi nga burime zyrtare të PD sipas të cilave bëhet me dije se më datë 20 prill, ditën e premte në orën 18:00 do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD me rend dite: Propozimet për ndryshimet statuore.

Ndërkaq, siç raportuam mëngjesin e sotëm, Basha do mbledhë edhe Kongresin e PD në datat 28-29 prill ku do të ndryshohet statuti i PD. 

Për këtë reagoi i revoltuar edhe ish-deputeti i PD Astrit Patozi. “Pijini lëngun statutit se nuk i duhet as dreqit”, shkroi para pak minutash ndër të tjera demokrati kritik i Bashës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026036977767944
array(1) { ["section"]=> string(70) "basha-kap-ne-befasi-kritiket-mbledh-papritur-keshillin-kombetar-116839" }