Basha kapet me gazetarin: Më latë vetëm kur isha në çadër. Bushati: dhe t’ i shkove në prehrin e Ramës

Publikuar tek: barometri, më 07:55 28-09-2018 Basha kapet me gazetarin: Më latë vetëm kur isha në çadër. Bushati: dhe t’ i shkove në prehrin e Ramës

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” kryedemokrati Lulzim Basha është kapur në debat me gazetarin Andi Bushati.

Në një moment gazetari i ka kujtuar Bashës kohën kur qëndruan në çadër, ndërsa kryedemokrati i është kthyer menjëherë duke i thënë se qëndruan në çadër 180 ditë e netë, ndërsa ai (gazetari) e la vetëm.


“Më latë vetëm në çadër. Ku isha unë kur ngjiresha. 180 ditë e netë qëndruam në çadër dhe ju në fund më latë vetëm. Nuk e tradhtova kauzën e gjedhjeve të lira”, u shpreh Basha.

Ndërsa gazetari io është përgjigjur duke i thënë “Meqë ne të lamë vetëm ti shkove në prehrin e Edi Ramës”, ndërsa Basha i është kundërpërgjigjur ” Nuk shkova në prehrin e tij, por ju merreshit sa militantë më erdhën mua në cadër.”

DEBATI:

Basha: Më latë vetëm në çadër. Ku ishit ju kur unë ngjiresha. 180 ditë e netë, dhe në fund më latë vetëm. Nuk e tradhtova kauzën e zgjedhjeve të lira, më braktisët.

Bushati: Dhe shkove në prehrin e Edi Ramës.

Basha: Nuk shkova në prehrin e tij, por ju merreshit sa militantë më erdhën mua në cadër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025550842285156
array(1) { ["section"]=> string(105) "basha-kapet-me-gazetarin-me-late-vetem-kur-isha-ne-cader-bushati-dhe-t-i-shkove-ne-prehrin-e-rames-135867" }