Basha: KE nuk mund të merrte një vendim më të mirë nga ai i Bundestagut, keqardhje por s'mund të themi që nuk e prisnim

Publikuar tek: politike, më 17:45 18-10-2019 Basha: KE nuk mund të merrte një vendim më të mirë nga ai i Bundestagut, keqardhje por s'mund të themi që nuk e prisnim Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur sot keqardhjen për vendimin e Këshillit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha tha se Këshilli Europian nuk kishte se si të merrte një vendim më të mirë se ai që vendosi Bundestagu për hapjen e negociatave me kushte.

Sipas Bashës, është e vërtetë që në Bashkimin Europian ekziston përplasje, por kjo qëndron te raportet e Komisionit Europian që “zbukurohen”.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Dua ta nis me shprehjen e keqardhjes time për ditën e sotme, nuk është ajo që kemi dëshiruar dhe shpresuar, por do të ishte një gënjeshtër e madhe po t’i thoshim shqiptarëve që nuk e prisnim. Vetëm dy javë nga vendosja e kushteve të Bundestagut, ishte e qartë që Këshilli Europian nuk do të mund të merrte një vendim më pozitiv se ai, por mund të merrte një vendim më negativ se ai.

Ju e dini fare mirë se PD ka punuar fort për të bindur miqtë tanë të CDU në Bundestag që ta transformonin jo-në e tyre në kushte. Edhe një herë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për kancelaren Angela Merkel, për faktin që arritën të siguronin një maxhorancë shumë më të vogël nga çfarë do ta dëshironim ne. Le ta themi pra qartë, shpresonim të kishim një rezultat ndryshe sot, por nuk mund të kishim një rezultat më të mirë se çfarë vendosi Bundestagu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018208980560303
array(1) { ["section"]=> string(124) "basha-ke-nuk-mund-te-merrte-nje-vendim-me-te-mire-nga-ai-i-bundestagut-keqardhje-por-s-mund-te-themi-qe-nuk-e-prisnim-182616" }