Basha: Kërcënimi i gazetarëve kriminal. Prokuroria të nisë hetim për dhunimin e fjalës nga qeveria

Publikuar tek: politike, më 21:16 02-12-2019 Basha: Kërcënimi i gazetarëve kriminal. Prokuroria të nisë hetim për dhunimin e fjalës nga qeveria Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha shkruan se Rama po shfrytëzon tragjedinë e tëmerit për të kërcënuar gazetarët dhë për të mbyllur portalet.

Basha e konsderoi kriminale, duke kërkuar nga Prokuroria të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria.

Lulzim Basha: Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale.

Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar.”

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028323888778687
array(1) { ["section"]=> string(103) "basha-kercenimi-i-gazetareve-kriminal-prokuroria-te-nise-hetim-per-dhunimin-e-fjales-nga-qeveria-188169" }