Basha kërkon dekriminalizimin e mediave: Oligarkët e televizioneve po i shërbejnë qeverisë

Publikuar tek: politike, më 20:11 25-02-2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë thirrje mbrëmjen e sotme nga çadra para Kryeministrisë, për dekriminalizimin e mediave në Shqipëri.

Basha u shpreh se televizionet kryesore në Shqipëri janë pronë e disa oligarkëve që po i shërbejnë qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ai ka kërkuar që media t’i rikthehet qytetarëve shqiptarë dhe të mos bëjë propagandën e qeverisë.

“Kjo është e vërteta që dini ju, të vetmit që nuk e thonë këtë janë pushteti i katërt fasadë. Mediat fasadë të kontrollohet nga oligarkët e kapur me pushtetin. Janë televizionet që fabrikojnë gënjeshtra dhe asnjëherë nuk janë në krahun e qytetarëve, por të pushtetit të inkriminuar. Ne jemi këtu për ta shkulur këtë fasadë dhe për të ndërtuar diçka të re, të mirë për të gjithë shqiptarët”, ka thënë Basha.

Lexo edhe:

Kreshnik Spahiu goditet me grusht brenda çadrës, Basha ndodhet në vendngjarje

Protestuesit e Zharrëzës dhunohen në qendër të Tiranës, mediat bojkot qytetarëve

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070698261260986
array(1) { ["section"]=> string(95) "basha-kerkon-dekriminalizimin-e-mediave-oligarket-e-televizioneve-po-i-sherbejne-qeverise-69956" }