Basha krah Kryemadhit jep mesazhin e fuqishëm: Gogoli po tremb Europën, hapni negociatat

Publikuar tek: barometri, më 07:36 27-03-2018 Basha krah Kryemadhit jep mesazhin e fuqishëm: Gogoli po tremb Europën, hapni negociatat

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, gjatë mbledhjes së përbashkët opozitare

Ka nisur mbledhja e përbashkët mes dy grupeve Parlamentare PD dhe LSI. 

Në mbledhje janë të pranishëm dy krerët e partive opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi shoqëruar me zyrtarë të tjerë të partive. Në mbledhje nuk mungon as ish kryeministri Sali Berisha, shkruan newsbomb.al.

Në nisje të mbledhjes, Lulzim Basha sapo mori fjalën e tij, drejtoi thirrjen për hapjen e negociatave. Basha u shpreh se kryetema e mbledhjes do të jetë pikërisht negociatat me BE, pasi e cilësoi si një shqetësim jo vetëm të opozitës por edhe të të gjithë shqiptarëve. Sakaq, shton se 5 kushtet kryesore që janë vendosur nga BE nuk janë zbatuar, pasi krimi dhe droga vazhdojnë të mbizoterojnë në vend. Basha akuzoi Ramën si pengesën kryesore në rrugën drejt integrimit, duke e quajtur dhe si një gogol që tremb Europën.

Më shumë nga fjala e kreut të PD-së Lulzim Basha:

Ne sot jemi mbledhur për të njëjtën temë, për shtetësimin e opozitës dhe gjithë shqiptarëve, hapjes së negociatave. Jemi mbledhur për çështjen e madhe të integrimit.

Të rikonfirmojmë në emër të PD, dhe koalicionit, qëndrimin tonë të qartë, për të cilin kemi lobuar dhe vazhdojmë të lobojmë. Ne kërkojmë hapjen e negociatave, kërkojmë të ndikojnë miqtë tanë në hapjen e nengociatave. Është një akt që do ti ndihmojë shqiptarët të dalin nga udhëkryqi, nëpërmjet mbikqyrjes së institucioneve të drejtësisë, dhe të shpalosim Shqipërinë reale që Rama do ta mbysë me raportet fallco që shpërndan nga mëngjesi në darkë. Kjo është arsyeja pse kemi shpalosur me forcë qendrim tonë, dhe para vendeve anëtare. Mos-hapja e negociatave do të ndëshkojë shqiptarët e ndershëm, do të pengojë arritjen e standarteve, do të devijojë reformën në drejtësi, të shkatërrojë ekonominë kombëtare, dhe po kështu të shkatërrojë investimin e BE dhe SHBA. Sot ka një faktor dhe një njeri që është i interesuar për mos tu hapur negociatat, me skenarë turq dhe rus.

Kriteri i parë dhe kryesor, lufta kundër krimit dhe drogës, vazhdojnë të përbëjnë kërcënimin numër një. Vazhdon të ushtrohet presion i jashtëzakonshëm për të sabotuar hetimet e Tahirit, dhe presion për mos nisur hetimet ndaj Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit. Vazhdon të sabotohen hetimet kyçe për të vënë para përgjegjësisë njerëz të rëndësishëm të administratës, duke nisur nga kryeministria. Problemi i vetëm është se, pushteti është i gjithë në dorë të Ramës. Asnjë vend nuk mund të futet në Europë duke pasur një sundim kriminal dhe të korruptuar. Kjo është detyra kryesore e opozitës, jo vetëm të denoncojë, por tu tregojë shumicës së shqiptarëve dhe rrugën se si mos të mbeten peng e 10 kriminelëve dhe oligarkëve. Nuk mund të ketë vlerësim për kriterin numër një të integrimit, që është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, pa u arrestuar Saimir Tahiri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027714014053345
array(1) { ["section"]=> string(93) "basha-krah-kryemadhit-jep-mesazhin-e-fuqishem-gogoli-po-tremb-europen-hapni-negociatat-114654" }