Basha-Kryemadhi, takime me kryetarët nëpër rrethe për organizimin e protestave

Publikuar tek: politike, më 11:36 09-01-2018 Basha-Kryemadhi, takime me kryetarët nëpër rrethe për organizimin e protestave

Pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha, Monika Kryemadhi pritet të takohet me kryetarët e LSI-së nëpër rrethe.

Mësohet se takimi do të organizohet në orën 11:00 të paradites së sotme në selinë e LSI-së. Ky takim do të jetë në kuadër të organizimit të protestave.

Sakaq, paralelisht edhe Lulzim Basha do të organizojë takime me kryetarët e PD-së nëpër rrethe në orën 11:00.

Kryetarja e LSI-së, ditën e djeshme zhvilloi takimin e parë me kreun e PD-së, për t’u koordinuar rreth një proteste masive që pritet të organizohet këtë muaj.

Newsbomb.al mësoi se nuk ka një datë të saktë për mbajtjen e protestës, që sipas organizatorëve nga të dyja forcat politike opozitare, do të jetë masive, dhe do mbahet në fund të muajit janar.

Deri atëherë krerët e dy partive do organizojnë takime me strukturat në rrethe për mobilizimin e militantëve por edhe qytetarëve të tjerë për t’iu bashkuar protestës. Këto takime do vijojnë për pesë ditë.

Kjo “betejë e opozitës” do të jetë shumëplanëshe ndërsa çështjet jetike për  të cilat ftohen qytetarët të protestojnë janë dy; varfëria dhe ilegjitimiteti i qeverisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010066986083984
array(1) { ["section"]=> string(84) "basha-kryemadhi-takime-me-kryetaret-neper-rrethe-per-organizimin-e-protestave-105932" }