“Basha kryeministër, Rama president”, mblidhet të hënën komisioni për shkarkimin e Metës

Publikuar tek: politike, më 18:11 10-07-2020 “Basha kryeministër, Rama president”, mblidhet të hënën komisioni për shkarkimin e Metës Komisioni parlamentar për shkarkimin e presidentit Meta

Vijon puna e Komisionit parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, mbledha e radhës do të mbahet dotën e hënë në orën 14:00.

Mbledhja vjen në një kohë kur kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se prej disa muajsh, Edi Rama i ka propozuar postin e kryeministrit, ndërsa vetë ai do të bëhej president.

Por puna e komisionit duket se s’ka lidhje me ofertën e supozuar të Ramës për Bashën. Konflikti mes Metës e maxhorancës ka nisur kohë më parë, që me caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ditën e hënë komisioni pritet të diskutojë lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Opinioni u interpretua gjerësisht si mbështetje e Venecias për ligjshmërinë e veprimeve të presidentit Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098409652709961
array(1) { ["section"]=> string(91) "basha-kryeminister-rama-president-mblidhet-te-henen-komisioni-per-shkarkimin-e-metes-213462" }