Basha mbërrin në Prokurori, PD sqaron arsyen pse kryedemokrati 'ndryshoi mendje'

Publikuar tek: aktualitet, më 11:01 25-03-2019 Basha mbërrin në Prokurori, PD sqaron arsyen pse kryedemokrati 'ndryshoi mendje'

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur në prokurorinë e Tiranës sot në orën 09:15 për të dhënë dëshminë e tij lidhur me kontratat e lobimit në SHBA.

Ditën e enjte Basha refuzoi të paraqitej në Prokurori duke u shprehur përmres një letre, se arsyet e fletë thirrjes ishin politike.

Partia Demokratike ka sqaruar arsyen se përse Basha ka vendosur të paraqitet sot në Prokurori.

 "Basha shkoi sot në prokurori, pasi prokuroria hoqi dorë nga kërkesa e paligjshme për thirrjen për njohje me aktet. Bëhej fjalë për njohjen me leterporositë që kanë shkuar që në gusht në prokurori dhe i bëjnë publike tani, sipas axhendës politike të Rames. Pasi ne i thamë të enjten se kërkesa është e paligjshme dhe i shërben qeverisë, erdhi një shkrese tjetër, e formuluar brenda kërkesave ligjore, që kërkon dëshmi në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Njesoj si disa muaj me parë, kur ka dhënë një dëshmi të ngjashme, Basha u paraqit në prokurori" thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024091005325317
array(1) { ["section"]=> string(84) "basha-mberrin-ne-prokurori-pd-sqaron-arsyen-pse-kryedemokrati-ndryshoi-mendje-157774" }