Basha mbledh aleatët një ditë para protestës, në selinë blu edhe Monika Kryemadhi, kush e shoqëron

Publikuar tek: politike, më 13:28 26-01-2018 Basha mbledh aleatët një ditë para protestës, në selinë blu edhe Monika Kryemadhi, kush e shoqëron

Ashtu siç ishte parashikuar, kreu i Partisë Demokatike, Lulzim Basha ka nisur një mbledhje me aleatët.

Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura në ambientet e selisë blu e pranishme është edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila është shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili dhe deputeti i ri i kuvendit, Indrit Brahimllari.

Në takimin e Bashës me aleatët Nard Ndoka, Agron Duka, Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehu dhe përfaqësuesit e LSI mendohet se diskutohet për protestën e ditës së nesërme që do të mbahet në orën 12.00 para kryeministrisë.

Një nga skenarët e diskutuar nga të dyja palët për protestën e së shtunës është zgjatja e sa më shumë e tubimit në Tiranë dhe gjithçka do të jetë paqësore.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012981176376343
array(1) { ["section"]=> string(103) "basha-mbledh-aleatet-nje-dite-para-protestes-ne-seline-blu-edhe-monika-kryemadhi-kush-e-shoqeron-108009" }