Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve, zbulohen porositë që dha

Publikuar tek: aktualitet, më 18:38 26-12-2019 Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve, zbulohen porositë që dha Kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sërish sot Kolegjin e Kryetarëve ku dhe ka diskutuar rreth krizës politike dhe situatës post tërmetit të 26 nëntorit.

Mësohet se disa nga porositë që ka dhënë kreu i opozitës për kryetarët e degëve është se duhet të rrinë çdo ditë pranë qytetarëve si dhe të ngrihen grupe pune që të identifikojnë familjet e prekura nga tërmeti.

Kryedemokrati ka theksuar se Partia Demokratike rast pas rasti duhet të bëhet zëri i qytetarëve në nevojë dhe t’u vihet në ndihmë  atyre.

'Duhet të jemi çdo ditë afër qytetareve, duhet të jemi gjithnjë pranë tyre. Në degët e prekura nga tërmeti duhen ngritur menjëherë grupe pune që të identifikojnë çdo familje të prekur nga tërmeti.

Këto grupe pune të identifikojnë ato familje që nuk i është ofruar asnjë ndihmë, që gjenden pa strehë.

Të evidentohen familjet që nuk kanë vlerësim për banesat e tyre, apo kanë vlerësime kontradiktore, që jetojnë në objekte të shpallura të pabanueshme se nuk kanë ku të strehohen.

Nuk mund të rrezikohet më jeta e qytetarëve. Është kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti s’kanë marrë asnjë ndihmë apo janë diskriminuar se nuk kanë votuar më 30 qershor apo për shkak të bindjeve partiake', ka thënë ndër të tjera në mbledhje Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njihuni me prokurorin e SPAK që është 'MANIAK' i kredive të konsumit dhe overdrafteve…Kondili ka vetëm një shtëpi dhe rrogën (DOKUMENTET)
Ened NAKUÇI, prokurori i SPAK që e filloi me një projekt të SOROS e që vazhdoi pasurinë me pagat e veta e të bashkëshortes (DOKUMENTET) »
Article Logic
Execution time: 0.011908054351807
array(1) { ["section"]=> string(66) "basha-mbledh-kolegjin-e-kryetareve-zbulohen-porosite-qe-dha-190454" }