Basha mbledh krerët e bashkive të djathta në Selinë blu, ja çfarë po diskutojnë

Publikuar tek: politike, më 16:05 22-04-2019 Basha mbledh krerët e bashkive të djathta në Selinë blu, ja çfarë po diskutojnë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur krerët e bashkive të djathta në selinë blu.

Mësohet se gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar mbi aksionin opozitar dhe për protestat, të cilat pritet të shtrihen në të gjitha qytetet e vendit.

Paraditën e sotme kreu i PD, Lulzim Basha mblodhi edhe Kolegjin e Kryetarëve me të cilën u diskutua dhe u vendos për datën e protestës.

Raportohet se protesta kombëtare do të zhvillohet në datën 11 maj në orën 18:30.

Kujtojmë se opozita e bashkuar deri tani ka zhvilluar 9 protesta, 3 prej tyre kombëtare dhe 6 të tjera më të vogla.

Kryedemokrati Basha është shprehur se nuk do të ketë dialog me Partinë Socialiste nëse nuk largohet Rama nga posti i Kryeministrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032822132110596
array(1) { ["section"]=> string(85) "basha-mbledh-kreret-e-bashkive-te-djathta-ne-seline-blu-ja-cfare-po-diskutojne-161415" }