Basha mbledh kryesinë e PD, propozon marrjen e 3 VENDIMEVE të rëndësishme

Publikuar tek: aktualitet, më 12:50 18-04-2019 Basha mbledh kryesinë e PD, propozon marrjen e 3 VENDIMEVE të rëndësishme

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka mbledhur mesditën e sotme kryesinë e PD.

Gjatë mbledhjes së kryesisë së PD, Basha ka propozuar marrjen e tre vendimeve.

1-'Partia Demokratike e Shqipërisë t֝ë regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipëri, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me  krimin e organizuar për blerjen e votave.

2-Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

3-Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve'.

Ndërkohë në Kuvend është duke u zhvilluar seanca plenare e rradhës ku 'opozita e re' zhvilloi interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me grabitjen ne Rinas.

Sakaq, kujtojmë se tashmë janë zyrtarizuar grupet e reja parlamentare ku PD kryesohet nga Rudina Hajdari dhe LSI nga Nimet Musai.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21631598472595
array(1) { ["section"]=> string(79) "basha-mbledh-kryesine-e-pd-propozon-marrjen-e-3-vendimeve-te-rendesishme-160911" }