Basha mbledh kryesinë, të hënën sërish në protestë

Publikuar tek: politike, më 18:44 18-12-2015 Basha mbledh kryesinë, të hënën sërish në protestë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e kësaj partie pasditen e sotme për të diskutuar për lëvizjen e ardhshme të opozitës.

Burime për Newsbomb.al bëjnë të ditur se PD është duke planifikuar një tjetër protestë të hënën e 21 dhjetorit, vetëm katër ditë pas asaj të zhvilluar dje (17.12) përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo pritet të jetë protesta e tretë e opozitës brenda muajt dhjetor, ndërkohë liderët e saj kanë lajmëruar se ato do të vazhdojnë deri në largimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019442081451416
array(1) { ["section"]=> string(55) "basha-mbledh-kryesine-te-henen-serish-ne-proteste-28089" }