Basha me urgjencë tek Teatri, Sait Dollapi organizon degët e Tiranës të shkojnë para godinës në piskun e vapës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:21 24-07-2019 Basha me urgjencë tek Teatri, Sait Dollapi organizon degët e Tiranës të shkojnë para godinës në piskun e vapës

Kreu  i PD, Lulzim Basha ka mbërritur me urgjencë para godinës së teatrit Kombëtar ku dhjetëra qytetarë dhe artistë po protestojnë kundër shembjes së godinës.

Basha dhe përfaqësues të opozitës po qëndrojnë bashkë me artistët në protestën e tyre për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

Ndërkaq sekretari organizativ i PD, Sait Dollapi po organizon gjithë degët e Tiranës të shkojnë me urgjencë para godinës së Teatrit.

Kjo protestë para Teatrit dhe mbledhja e qytetarëve para godinës vjen në një orë kur temperaturat e motit janë goxha të larta.

Më herët nuk ka munguar përplasja mes artistëve dhe policisë. Gjatë një përplasje është tërhequr zvarrë regjisori Eduart Budina. Artistët shprehen të vendosur se nuk të lejojnë shembjen.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008620023727417
array(1) { ["section"]=> string(116) "basha-me-urgjence-tek-teatri-sait-dollapi-organizon-deget-e-tiranes-te-shkojne-para-godines-ne-piskun-e-vapes-173174" }