Basha mesazh qeverisë: Ne e kemi bërë zgjedhjen...

Publikuar tek: politike, më 09:47 15-04-2019 Basha mesazh qeverisë: Ne e kemi bërë zgjedhjen...

Kreu i PD, Lulzim Basha vijont'i mëshojë faktit se opozita e ka bërë sipas tij zgjedhjen.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, teksa ka ndarë me video momente nga protesta e së shtunës, Basha shprehet se ata janë me me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj, sipas tij duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

"Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!

Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.

Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa", shprehet Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066070556640625
array(1) { ["section"]=> string(53) "basha-mesazh-qeverise-ne-e-kemi-bere-zgjedhjen-160474" }