BASHA ndalet në Fier: Më bëri përshtypje që rrugët ishin të zbrazura, 'Air Albania', bojë që e ka vënë RAMA

Publikuar tek: aktualitet, më 17:30 13-11-2019 BASHA ndalet në Fier: Më bëri përshtypje që rrugët ishin të zbrazura, 'Air Albania', bojë që e ka vënë RAMA Lulzim Basha në takim me qytetarët e Fierit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Fierit për të vazhduar turin e takimeve në qytetet e ndryshme të vendit.

Basha mbeti i habitur nga rënia e aktivitetit të biznesit të qytetit që në orën 17:00 dhe 19:00, ndërsa sulmoi kryeministrin Rama se po gënjen për fluturimet e agjencisë shqiptare të fluturimit ''Air Albania'', e cila fitoi të drejtën për t'i vënë stadiumit të ri të Shqipërisë emrin e saj.

Lideri i opozitës konsideroi si të rëndësishëm forcimin e biznesit të vogël.

''Më bëri përshtypje që rrugët ishin të zbrazura, që është realiteti që gjej kudo në Elbasan, Durrës,etj. Qytete që zbrazen që në orën 17:00  dhe ora 19:00. Shoh njerëzit që mbajnë nga një kafe para, por dyqanet janë mbyllur. Frigoriferi i shumë shqiptarëve është bosh, xhepat tuaja janë bosh. Ka ardhur si rezultat i politikave të gabuara të shtetit, rritje e kostos së prodhimit. Është goditur biznesi, konsumi dhe konsumatori.

Faktori 1 është biznesi i vogël. Mbi 80% e volumit vjen nga biznesi i vogël. Sot për flasim për të djeshmen për TAP-in, Devollin, nuk kemi asnjë investim perëndimor. Rama merret me mashtrime avionësh që janë të 'Turkish Airlines' dhe i vë një bojë të tijën, që e quan 'Air Albania'. Tani na gjeti paratë për të bërë stadiumin dhe i vuri dhe emrin. Ec e gjeje nga ia vuri emrin stadiumit. Biznesi duhet të çlirohet nga kostot e larta, biznesi banditesk. Kjo është parathënia e ripërtërimit të ekojomsë së Fierit, rritjen e punësimit'', thekson Basha.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074930191040039
array(1) { ["section"]=> string(109) "basha-ndalet-ne-fier-me-beri-pershtypje-qe-rruget-ishin-te-zbrazura-air-albania-boje-qe-e-ka-vene-rama-185774" }