Basha nderon Adem Jasharin në ditën e lindjes: Ai dhe familja e tij i dëshmuan mbarë botës se për zogjtë e shqipes liria s’ka çmim

Publikuar tek: politike, më 17:38 28-11-2020 Basha nderon Adem Jasharin në ditën e lindjes: Ai dhe familja e tij i dëshmuan mbarë botës se për zogjtë e shqipes liria s’ka çmim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot ditën e lindjes së Adem Jasharit.

Basha me anë të një postimi në rrjtet sociale shprehet se Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim.

Ndër të tjera ai shprehet se sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar.

“Kombi shqiptar nderon sot heronjtë e pavdekshëm që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë kombëtare, si Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili lindi në 28 nëntor.

8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe me nderet me të larta ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës.

Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar. Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari,” shkruan Basha.

127909972_3734106019973885_1536352451031614591_n.jpg

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Genc Cakaj ka kujtuar heroi Adem Jasharin sot në ditën e lindjes.

Screenshot_8.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komisioni për raportin e Dick Marty, Meta nga Vlora: Nuk i shërben Shqipërisë e as Kosovës, aktakuzat ndaj UÇK, të motivuara nga Serbia
Heqja e titullit ‘Qytetar nderi’ për Veton Surroin, Kodheli: Vendimi më shumë se i gabuar, absurd! »
Article Logic
Execution time: 0.01106595993042
array(1) { ["section"]=> string(136) "basha-nderon-adem-jasharin-ne-diten-e-lindjes-ai-dhe-familja-e-tij-i-deshmuan-mbare-botes-se-per-zogjte-e-shqipes-liria-s-ka-cmim-229458" }