Basha ndjek nga afër oeracionet e kërkimit në Durrës: Falenderova zjarrfikësit në emër të çdo shqiptari

Publikuar tek: politike, më 22:23 27-11-2019 Basha ndjek nga afër oeracionet e kërkimit në Durrës: Falenderova zjarrfikësit në emër të çdo shqiptari Kreu i PD Lulzim Basha me efektivet zjarrfikes ne Durres

Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit ku ka ndjekur nga afër operacionet e kërkim-shpëtimit, për nxjerrjen e banorëve nga rrënojat.

Basha thotë se ka falenderuar efektivët e forcave zjarrfikëse në emër të çdo shqiptari për ndihmën e çmuar në këto momente tragjedie.

"Sonte në Durrës, në lagjet 6 dhe 18, ku ende ka njerëz nën rrënojat e dy pallateve të shembura nga tërmeti, ndoqa nga afër punën e njësive të emergjencave civile nga Kosova, Franca dhe Rumania dhe të personelit tonë, të cilët prej ditës së djeshme po bëjnë përpjekje të mëdha në kushte shumë të vështira.

Specialistët e kërkim-shpëtimit më shpjeguan sfidat me të cilat po përballen për një operacion të suksesshëm shpëtimi. I falenderova në emër të çdo shqiptari për ndihmën e çmuar në këto momente tragjedie, kur ende ka njerëz nën rrënoja dhe kur numri i atyre që kanë humbur jetën po rritet", shkruan kreu i PD, ndërsa shpërndan dhe foto nga puna e zjarrfikësve nën rrënoja.

Më tej, Lulzim Basha shkruan se ka takuar qytetarë të shumtë durrësak të cilët i kanë treguar për dëmet e mëdha që kanë pasuar banesat e tyre, përveç atyre që janë të pabanueshme totalisht.

"Qytetarë të shumtë më treguan për dëmtime të mëdha që kanë pësuar shtëpitë e tyre, shumë prej të cilave janë bërë të pabanueshme. Ju kërkoj atyre dhe çdokujt tjetër të ndjekin këshillat dhe udhëzimet për evakuim sipas rastit, duke shmangur çdo rrezik. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve është përparësia kryesore.

Si një familje e madhe, në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me miqtë e partnerët tanë, do ta kalojmë këtë situatë tragjike", përmbyll kreu i PD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028552055358887
array(1) { ["section"]=> string(109) "basha-ndjek-nga-afer-oeracionet-e-kerkimit-ne-durres-falenderova-zjarrfikesit-ne-emer-te-cdo-shqiptari-187590" }