BASHA në 'bankën e të akuzuarve', vjen reagimi i PD-së: Nuk ka çështje të lobimit rus në SHBA, gati të shkojmë në gjyq (DEKLARATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:32 08-11-2019 BASHA në 'bankën e të akuzuarve', vjen reagimi i PD-së: Nuk ka çështje të lobimit rus në SHBA, gati të shkojmë në gjyq (DEKLARATA) Lulzim Basha

Partia Demokratike e quan qesharake thirrjen e kreut të PD-së Lulzim Basha së bashku me Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin si të pandehur për falsifikim të dokumenteve të lobimit rus.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, selia blu thekson se në SHBA nuk ka asnjë hetim as ndaj vetë saj, as ndaj biznesmenit kanadez Nick Muzin, i cili dyshohet se vepron si lobist për interesat ruse.

Megjithatë, PD-ja vlerëson faktin se çështja ka shkuar në gjykatë, e cila do të bëjë të mundur për të gjithë shqiptarët që të njihen me dokumentet dhe të binden për të vërtetë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Sot prokuroria vendosi pushimin e akuzës qesharake që e stisën dhe e përdorën për të goditur kundërshtarin politik sipas një strategjie të miratuar nga zyra e Edi Ramës. Pasi u keqpërdorën duke akuzuar zyrtarët e Partisë Demokratike për pastrim parash dhe përdorim të parave ruse, prokuroria sot u detyrua të pranojë se këto akuzave të stisura nuk qëndrojnë.

E vërteta është se ishte Partia Demokratike që i kërkoi Prokurorisë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të financave dhe shpenzimeve të saj, e bindur se ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin. Partia Demokratike ka deklaruar që ditën e parë se kjo akuzë u sajua nga Edi Rama për të zhurmuar skandalet korruptive të Qeverisë së tij dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Partia Demokratike vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur për qëllime propagande qeveritare, çështja është dërguar në gjyq. Tashmë shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me dokumentet e plota, në seanca gjyqësore të hapura dhe transparente, ku do të provohet se Partia Demokratike ka bërë transparencë të plotë të financave të saj dhe ka deklaruar në përputhje me ligjin çdo shpenzim të kryer.

Ndërkohë që partnerët strategjikë bëjnë thirrje për reforma që forcojnë pavarësinë e institucioneve, drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama, nuk heton krimet dhe korrupsionin qeveritar, mbyll sytë përpara lidhjeve të krimit me politikën, dhe sajon akuza kundër kundërshtarit politik të Edi Ramës.

 Sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA.

 Në të vërtetë, në SHBA ka patur vetëm një hetim që lidhet me Shqipërinë dhe që ka përfunduar me dënimin e të paktën 2 personave, mbi financimin e paligjshëm të Edi Ramës.

Edhe pse faktet janë bërë publike, edhe pse është depozituar kallëzim penal nga opozita, edhe pse dosja e drejtësisë amerikane është e plotë, edhe pse avokatët e personave të dënuar deklaruan që kanë vepruar për llogari të Edi Ramës, prokuroria shqiptare nuk ka kryer asnjë veprim. 

Vijon....

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.088922023773193
array(1) { ["section"]=> string(130) "basha-ne-banken-e-te-akuzuarve-vjen-reagimi-i-pd-se-nuk-ka-ceshtje-te-lobimit-rus-ne-shba-gati-te-shkojme-ne-gjyq-deklarata-185189" }