Basha në Bruksel: Shqipëria s'ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave, të dëgjohet zëri i opozitës për daljen nga kriza

Publikuar tek: politike, më 16:43 10-09-2019 Basha në Bruksel: Shqipëria s'ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave, të dëgjohet zëri i opozitës për daljen nga kriza Kreu i PD, Lulzim Basha në Bruksel

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në Bruksel se për Shqipërinë situata është bërë edhe më e vështirë për integrimin për shkak se vendi nuk ka bërë progres në kushtet e vendosura.

 

Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR, Basha tha se Shqipëria, në vend që të plotësonte kushtin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, zhviloi një proces antikushtetues votimesh moniste.

Kreu i opozitës tha se në këtë moment të vështirë është i rëndësishëm zëri dhe vizioni i opozitës për daljen nga kriza.

“Në Asamblenë Politike të PPE-së, kam gjetur mundësinë për t’u shpjeguar partive tona simotra, se megjithë gjendjen e vështirë, megjithë faktin se tashmë e pranon gjithkush se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet e vëna për të hapur negociatat, lypset një vendim politik. Një vendim politik i cili nga njëra anë t’i sinjalizojë popullit shqiptar se Europa me të vërtetë i mban dyert e hapura dhe nga ana tjetër, për t’u dhënë një mesazh të qartë autoriteteve shqiptare, se Bashkimi Europian, vendet anëtare, tashmë përmes procesit të negociatave, do të ushtrojnë presion të shtuar mbi qeverinë. Ky presion do të ndihmojë për të kapërcyer krizën kushtetuese, demokratike dhe institucionale të vendit, përmes të vetmit instrument që njeh Evropa, që njohin demokracitë, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

I pyetur se cili është qëndrimi i opozitës për një ‘Po’ me kushte që mund të vijë nga shtetet anëtare, për shkak të kontestimeve të shteteve anëtare, zoti Basha u përgjigj:

“Kriteri bazë për të qenë anëtar i Bashkimit Europian është demokracia dhe këtu konvergojnë jo vetëm interesat e PD dhe opozitës së bashkuar, por të të gjithë shqiptarëve të ndershëm, për t’i dhënë fund një autokracie të korruptuar dhe të lidhur me krimin, dhe garantuar kushtet për demokraci funksionale. Kjo do të thotë votë të lirë dhe të ndershme, ndëshkim politikanëve të kapur duke bashkëpunuar me krimin për të vjedhur zgjedhjet.

E kundërta po ndodh sot në Shqipëri, çështjet e famshme, dosjet “184” e “339” nuk hetohen, dosjen “184” e ka çuar në Dibër që ta mbylli.

Një përqasje e tillë do të ndihmonte përpjekjen jo vetëm të opozitës, por të të gjithë shqiptarëve për të rivendosur vendin në shinat e sundimit të ligjit, të ndëshkimit të politikanëve të lidhur me krimin dhe mbi të gjitha me zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat janë i vetmi hap që mund ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet.”

Gjatë intervistës kreu i opozitës foli edhe mbi rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për procesin e integrimit Europian.

“Bashkimi Europian i vendosi zgjedhjet e lira si kusht edhe vitin e kaluar. Në fakt, jo vetëm që nuk u zhvilluan zgjedhje të lira dhe të ndershme, por vendi nuk zhvilloi dot as zgjedhje demokratike. Shkoi drejt një procesi monist me një parti që vetë kandidonte, vetë votonte, vetë numëronte, duke shkelur Kushtetutën, duke shkelur ligjet, duke dhunuar institucionet kushtetuese, duke shpërfillur dekretet e Presidentit të Republikës.

Nuk ka zgjedhje në Republikën e Shqipërisë pa dekret dhe këto ishin votime që u zhvilluan pa asnjë bazë kushtetuese dhe juridike. Këtë thotë edhe Raporti i OSBE- ODHIR që është përmbledhja më domethënëse e problematikës shqiptare. Aty tregohet qartë se vetëm pasi opozitës iu mohua çdo rrugëdalje institucionale siç ishte propozimi që bëmë për të ndarë politikën nga krimi me ligjin për Vetingun e politikanëve, ne u detyruam drejt hapave që hodhëm për të shpëtuar demokracinë, për interesin publik, jo për pushtetin tonë. Ndaj në këtë kuptim, nuk pres të ketë ndryshim të kushteve të vendosura tashmë nga Bashkimi Europian por vetëm forcim të tyre”, tha Basha.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0072140693664551
array(1) { ["section"]=> string(131) "basha-ne-bruksel-shqiperia-s-ka-permbushur-kushtet-per-hapjen-e-negociatave-te-degjohet-zeri-i-opozites-per-daljen-nga-kriza-177964" }