Basha në deklaratë urgjente: Edi Rama është krimineli i përsosur në ambientin e mbrapshtë politik e shoqëror

Publikuar tek: politike, më 21:39 17-06-2019 Basha në deklaratë urgjente: Edi Rama është krimineli i përsosur në ambientin e mbrapshtë politik e shoqëror

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për media nga selia blu, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pas përgjimeve të publikuara sot në gazetën gjermane.

Duke komentuar përgjimet e publikuara sot, Basha shprehu keqardhjen për gjendjen ku sipas tij ndodhet shoqëria shqiptare.

Kreu i PD-së tha se përgjimet e “Bild” provuan që vendimi i opozitës për të bojkotuar parlamentin e djegur mandatet, ishte veprimi i duhur.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Sot po nuk ka ndonjë njeri që është i bundur se i vetmi projekt që ka patur Edi Rama është grabitja e pushtetit me njerëz nga ata të malavitës, te ata militantët politikë. Sot nuk ka një njeri që nuk e ka kuptuar.

Sot, unë dhe gjithë demokratët duhet të ndjeheshim të shpaguar për shpërfilljet, sharjet, fyerjet ndaj nesh. Që nga naivët, të pafajshmit e deri te mercenarët e militantët. Por unë sot ndjehem keq dhe i trishtuar. Për gjendjen ku kemi përfunduar si shoqëri. Sepse sot një votë kushton 4 mijë lekë në pazarin e politikave. Ky është dënimi më i rëndë që mund t’i bëhet politikës. Ky është dënimi më i madh që mund t’i bëhet shoqërisë. Jam i trishtuar nga niveli ku ka përfunduar shteti. Ky shtet është një lukuni banditësh. Në këtë shtet edhe nëse ka njerëz të ndershëm, ata dhunohen çnderohen dhe vihen përditë përpara zgjedhjes fatale ose të bëhen palë ose të flaken në rrugë. Është tragjike për një shoqëri ku mësuesi dhe polici kthehen në hajdutë votash. Në tokën e mosbesimit ndaj politkës grabitqare. Në tokën ku ka humbur dinjitetin liria e njeriut mund të gëzojë vetëm e keqja dhe krimi. Ky është dëshpërmimi që i çon shqiptarët përditë në rrugët e emigrimit. Edi Rama është fajtori, ai do të shënohet në historinë tonë si një figurë thellësisht kriminale. Historia nuk blihet dot me para.

Edi Rama është thjeshtë krimineli i përsosur i këtij ambienti të mbrapshtë politikë e shoqëror. Duhet të ndryshojmë çdo gjë. Natyrisht Edi Rama është krimineli me të cilin duhet të merremi para çdo gjëje tjetër. Pa largimin e tij, dhe nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë atyre që frikësuan, kërcënuan dhe blenë votën e shqiptarëve nuk do të ketë asnjë përparim.

Sot është e qartë, se largimi nga parlamenti dhe braktisja e zgjedhjeve farsë, ishin zgjedhjet e duhura. Qëndrimi në këtë farsë do të na kthente në fasadë të krimit. Me krimin nuk mund të ketë negociata. Ky është standart perëndimor. Me krimin nuk ka negociata, me krimin nuk ka marrëveshje. Largimi i Edi Ramës është vetëm fillimi, çlirimi i ekonomisë nga monopolet fillon nga partitë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038136959075928
array(1) { ["section"]=> string(114) "basha-ne-deklarate-urgjente-edi-rama-eshte-krimineli-i-persosur-ne-ambientin-e-mbrapshte-politik-e-shoqeror-168623" }