Basha në konferencë urgjente: Kanë kërcënuar Albert Veliun dhe familjen e tij. Paralajmëroj sot para gjithë botës Ramën e Xhafajn...

Publikuar tek: barometri, më 07:58 24-05-2018 Basha në konferencë urgjente: Kanë kërcënuar Albert Veliun dhe familjen e tij. Paralajmëroj sot para gjithë botës Ramën e Xhafajn...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një konference për media ka denoncuar kërcënimin që sipas tij i është bërë Albert Veliut, të njohur si “Bashkëpunëtori X” nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Basha tha se përmes presioneve mafioze Rama dhe Xhafaj kanë kërcënuar e shantazhuar edhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Kreu i PD-së paralajmëroi Ramën “të ndalë presionet mafioze”, si dhe përsëriti thirrjen ndaj qytetarëve shqiptarë për t’iu bashkuar protestës më 26 maj.

Deklarata e plotë:

Jam sonte në këtë orë të mbrëmjes para jush për të denoncuar thellimin e skenarit kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur dhe kanë hedhur në veprim strukturat e krimit të organizuar nën urdhrat e tyre për të të kërcënuar gazetarin investigativ Jetmir Olldashi dhe për ti bërë presión dëshmitarit x, shtetasit Albert Veliu dhe familjarëve të tij.

Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike.

Cdo përpjekje e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës për të kërcënuar, intimiduar apo për të blerë dëshmitarin x, thjesht i zhyt edhe më thellë Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën në skandalin ku janë përfshirë kokë e këmbë.

Plani për blerjen, kërcenimet ndaj dëshmitarit, intimidimi dhe sulmi ndaj gazetarit Jetmir Olldashi nxjerrin zbuluar frikën dhe përfshirjen e Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës në këtë veprimtari kriminale për të mbuluar narkoaferën e Agron Xhafajt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05194091796875
array(1) { ["section"]=> string(134) "basha-ne-konference-urgjente-kane-kercenuar-albert-veliun-dhe-familjen-e-tij-paralajmeroj-sot-para-gjithe-botes-ramen-e-xhafajn-121879" }