Basha në Korçë, takim me bizneset: Këto janë 3 masat që do merren në ditën e parë në pushtet, inspektoriatet 1 vit në 'karantinë'

Publikuar tek: politike, më 13:45 05-07-2020 Basha në Korçë, takim me bizneset: Këto janë 3 masat që do merren në ditën e parë në pushtet, inspektoriatet 1 vit në 'karantinë' Lulzim Basha me sipermarresit e Korces

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar takime me pronarët e biznesev e në qytetin e Korçës.

Ai ka prezantuar 3 masat që do të marrë në ditën e parë të marrjes së pushtetit, ndërsa ka thënë se hapi i parë do të jetë ai i inspektorëve të terrenit, të cilët për 1 vit nuk do të "terrorizojnë" më bizneset.

"Së pari do të çlirojmë biznesin nga ankthi, nga klima e tmerrshme e biznesit për shkak të terrorit qeveritar dhe administratës duke futur në karantinë inspektoriatet. Një vit karantinë për inspektoriatet, Në mënyrë që këta njerëz mos përballen me inspektorët që vijnë për xhepat e tyre dhe të pushtetarëve.

Së dyti do të vendosim një sistem taksash konkurrues për rajonin. Për biznesin e vogël do të ketë një taksë, 0.5% e xhiros vjetore. Çdo taksë tjetër do të zhduket.

Së treti për biznesin e madh do të vendosim taksën e sheshtë 9%, e cila do ta synojë më shumë para për investime dhe hapje vende pune", tha kreu i PD-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097301006317139
array(1) { ["section"]=> string(131) "basha-ne-korce-takim-me-bizneset-keto-jane-3-masat-qe-do-merren-ne-diten-e-pare-ne-pushtet-inspektoriatet-1-vit-ne-karantine-212897" }