Basha në Laç: Qeveria trajtime preferenciale për të dëmtuarit nga tërmeti

Publikuar tek: aktualitet, më 15:13 14-12-2019 Basha në Laç: Qeveria trajtime preferenciale për të dëmtuarit nga tërmeti Kreu i PD-se, Lulzim Basha ne takim me banoret e prekur ne Laç

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është rikthyer në Laç për të takuar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pasi është njohur me shqetësimet e personave që kanë mbetur pa shtëpi si pasojë e tërmetit, kreu i PD-së ka akuzuar qeverinë përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, për trajtimn të diferencuar, në bazë të bindjeve politike të të prekurve nga tërmeti.

Basha shkruan se kisha 100-vjeçare e Shën Mhillit për 18 ditë me radhë po siguron ushqimin dhe strehim 50 familjeve laçiane. Kreu i PD-së tha se është detyrimi i shtetit që të bëjë vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt.

Statusi i plotë:

Kisha 100 vjeçare e Shën Mhillit në Laç, prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje në oborrin e saj, për të cilat nuk është kujdesur askush. Vetë ndërtesa e kishës ka pësuar dëme të mëdha. Edhe pse kanë kërkuar ndihmë urgjente pasi një pjesë e saj, rrezikon të shembet duke rrezikuar kështu jetën e shërbyesëve të Zotit dhe të besimtarëve ende askush nuk i ka ndihmuar. Mirënjohje për ekspertët që i janë përgjigjur thirrjes se opozitës për të berë një vlerësim të gjendjes së kishës. Por natyrisht është detyrimi i shtetit të bejë vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt.

Në këtë zonë askush përvec kishës dhe vullnetarëve nuk u ka ardhur në ndihmë fëmijëvë, të moshuarve, grave dhe burrave që tërmeti dhe qeveria i ka lënë jashtë, në qiell të hapur. Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan.

Trajtimi preferencial dhe partiak apo në bazë të miqësive, është ankesa e përditshme në cdo zonë të goditur nga tragjedia. Çdo ditë po del më qartë e më shqetësuese mënyra se si janë vlerësuar objektet. Vlerësime të ndryshme për një objekt, verifikime me mjete qesharake nga punonjës te administratës pa asnjë kualifikim, janë kthyer në kembanë alarmi për rrezikun që u kanoset banorëve në qindra banesa.

Është kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve. Kjo është dhe arsyeja pse qeveria nuk angazhoi rreth 500 inxhinierë me eksperiencë për të kryer verifikimin e objekteve. Sepse rezultati duhet të jetë sipas interesit të qeverisë dhe jo sipas realitetit.

Është pikërisht kjo neglizhencë kriminale që solli viktima ne Thumanë e Durrës me 26 nëntor. Nëse do të merreshin masa pas tërmetit te 21 shtatorit, shumë jetë do ishin shpëtuar. Propaganda, korrupsioni dhe paaftësia po kërcënojnë seriozisht edhe sot sigurinë e mijëra banorëve që po vuajnë edhe për bukën e gojës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072360038757324
array(1) { ["section"]=> string(79) "basha-ne-lac-qeveria-trajtime-preferenciale-per-te-demtuarit-nga-termeti-189396" }