BASHA në përballje me drejtësinë, MANJA, BUSHATI dhe XHAFAJ ironizojnë kreun e PD-së: Mos ka qenë në gjumë, mbase nuk shpëton me raport mjekësor (PRONONCIMET)

Publikuar tek: politike, më 12:22 09-11-2019 BASHA në përballje me drejtësinë, MANJA, BUSHATI dhe XHAFAJ ironizojnë kreun e PD-së: Mos ka qenë në gjumë, mbase nuk shpëton me raport mjekësor (PRONONCIMET) Bushati, Manja, Xhafaj dhe Hysi

4 deputetë dhe figura kryesore të PS-së reaguan ndaj çështjes së dërgimit në Gjykatën e Tiranës së Lulzim Bashës si i pandehur për falsifikim e dokumenteve të lobimit rus të dyshimtë në selinë blu.

Ulsi Manja, Vasili Hysim Ervin Bushati dhe Fatmir Xhafaj dhanë secili përgjigjen e tyre për çështjen e bujshme pas përfundimit të takimit ‘’Ti Zgjedh’’ që procedon me mbajtjen e zgjedhjeve të Kongresit të PS-së në 16 nëntor.

‘’Çdo person është përgjegjës për sjelljet e tij’’, shprehet Vasilika Hysi.

Ervin Bushati, Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj ironizuan kreun e PD-së.

‘’Unë besoj tek patriotizmi i Bashës. Ka qenë përgjumësh. Varet nga orari kur ia kanë treguar kontratat e lobimit’’, thekson Bushati.

‘’Uroj që këtë herë të mos i shpëtojë drejtësië raporti mjekësor’’, tha Manja duke e lidhur me çështjen e autostradës së Kombit, kur Basha (atë ish-ministër i Transportit) u thirr në gjyq.

‘’Vetëm për Bashën mos më bëni pyetje se nuk ia vlen’’, reagon Xhafaj.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës vendosi mbylljen e hetimeve për financimin e dyshimtë rus të PD-së në zgjedhjet e 2017-ës duke kërkuar që të thirren si të pandehur Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Por, vetëm 2 nga 3 prokurorët e çështjes kanë firmosur kërkesën që këta 3 përfaqësues të PD-së të thirren në gjyq, ndërsa kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj u shpreh se dosja nuk është dërguar në Gjykatën e Tiranës, pasi duhej të firmosej nga 3 prokurorë, jo dy.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026142835617065
array(1) { ["section"]=> string(159) "basha-ne-perballje-me-drejtesine-manja-bushati-dhe-xhafaj-ironizojne-kreun-e-pd-se-mos-ka-qene-ne-gjume-mbase-nuk-shpeton-me-raport-mjekesor-prononcimet-185259" }