Basha në Pogradec, replika me tregtarin: Nuk keni ngritur zërin për pronat

Publikuar tek: aktualitet, më 12:15 12-02-2019 Basha në Pogradec, replika me tregtarin: Nuk keni ngritur zërin për pronat

Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet sot në Pogradec. Kryedemokrati po zhvillon takime me qytetarët, ndërsa u bën atyre ftesë t'i bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë.

Gjatë takimeve, Basha replikoi me një tregtar, i cili iu ankua kreut të opozitës se nuk kanë ngritur zërin në Kuvend për pronat.

Replikat:

Tregtari: Kur erdhi Edi Rama na tha se do të ulë energjinë dhe nuk e uli dhe detyrohem unë dhe mbaj drita fikur. Ndriçimi e bën mallin të duket bukur. Unë s’i mbaj dot.

Basha: Edi Rama nuk e ka lidhur fatin me ju. Edi Rama nuk ka mbajtur premtimet sepse ato nuk ishin premtime, nuk ishte program ekonomik. Ai votën e ka marrë me banditët, siç e tha edhe Zëri i Amerikës. Ai votën tënde s’ka nevojë ta mbaj. Ne e kemi lidhur fatin me ju. Kjo është garancia sepse ajo që themi nuk është premtim, por është plan. Ne nuk do të vijmë në pushtet me votën e krimit. Unë nuk jam ulur ndonjëherë me krimin, nuk bëj pushim e me oligarkë. Duhet të bësh dallimin e një force politike që vjen me program, jo me premtime, që e lidh fatin me ty.16 shkurti do të rikthejë votën dhe do t’i japë fund grushtit të shtetit.

Tregtari: Nëna ime ka një pronë në Durrës dhe nuk ka përgituar shpronësimin. Nuk kemi marrë asnje lek. Duhet ta kishit ngritur zërinj për pronat.

Basha: Duhet të më dëgjosj se çfarë kemi bërë se përndryshe bëhet viktimë e opozitës

Tregtari: Jo unë ndërroj kanalin kur dalin ata.

Basha: Ne jo vetëm e kemi kundërshtuar, por e kemi çuar në Strasburg

Tregtari: E di, por nuk u bë asgjë

Basha: E kemi kundërshtruar në Parlamet, gjykatë Administrative, Strasburg. Po të them ligji që ata kanë bërë për të hequr kompensimin me vlerë tregu është shpronësim. Atë që bëri Enver Hoxha e bëri ky.

Tregtari: Unë nuk po marr fare.

Basha: Ke shumë të drejtë. Ky është shqetësimi ynë, ne e kemi thënë ti se ke dëgjuar. Shpesh mesazhet e opozitës bien pre e propagandës së qeverisë. Prandaj ka rëndësi që më 16 shkurt, të vish bashkë me pogradecarët e tjerë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0046429634094238
array(1) { ["section"]=> string(79) "basha-ne-pogradec-replika-me-tregtarin-nuk-keni-ngritur-zerin-per-pronat-152479" }